Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar, nga fshati Borizanë, pasi i janë gjetur në shtëpi kubikë me lëndë narkotike të llojit kanabis.
Gjatë kontrolleve në terren po në fshatin Borizanë, policia ka evidentuar prezencë të lëndëve narkotike të mbjella edhe në një tjetër shtëpi në pronësi të shtetasit me iniciale S.D., 58-vjeç dhe bashkëshortes së tij G. D., 56-vjeçe.
Gruaja është proceduar penalisht nga ana e policisë, ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim.