Po luhet pjesa e dytë mes Chelseat dhe Real Madrid, takim I vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. “Blutë” kryesojnë me rezultatin 1-0 pas golit të shënuar nga Timo Werner në minutën e 28-të të pjesës së parë.
Me fillimin e 45 minutave të dyta, skuadra e drejtuar nga Tuchel ishte pranë dyfishimit të rezultatit por traversa i ka mohuar golin vendasve.
Pas një harkimit nga e djathta, Haverc ka gjuajtur me kokë brenda zonës, por topi u stampua në traversë.