LAJM I FUNDIT/ Grabitje në Tiranë

Një person është grabitur në Tiranë këtë të Martë.

Policia bën me dije se, “rreth orës 09:05, në rrugën e ‘Kavajës’, në kryqëzim me rrugën ‘Mihal Duri’, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q.Z., 55 vjeç”. Ky i fundit po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

LEXO EDHE  “Kapja e shtetit, kudo në Shqipëri”, analistja gjermane: Pse i fitoi Rama zgjedhjet

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.