Kultivonte bimë narkotike në serë, arrestohet 50-vjeçari

 

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike në serën e tij.

Gjatë kontrollit të territorit në serën në pronësi të tij, policia gjeti të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.