Bushati: Shkarkimi i Metës ‘shashkë’, bëhet për të mbuluar vjedhjet

Analisti Andi Bushati në studion e ‘Open’ e konsideroi skenën politike në  vend si një estradë, ku hidhen tema dhe të gjithë përtypin këto tema. Kjo deklaratë e Bushatit erdhi pas kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir merta. Sipas Bushatit, sa herë që qeveria do të vjedhë 300 milion euro hedh ndonjë shashkë, ngre nga një komision.

“As diktatura komuniste nuk është tallur kështu me institucionet”, tha Bushati.