• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: Kërkesa e socialistëve për shkarkimin e Ilir Metës ka paqartësi

18:35 : 03/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamentit shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkak të shkeljeve, që sipas tyre, ai i bëri Kushtetutës para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Kërkesën e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një konferencë shtypi, pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku u miratua program i parlamentit në vazhdim. “Para dhe gjatë fushatës zgjedhore Presidenti ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Kërkesa e deputetëve i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi, i cili e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik”, tha Balla.

Kërkesa e socialistëve do të shqyrtohet në komisionin e ligjeve dhe më pas mund të ngrihet një komision hetimor.

Presidenti Meta reagoi menjëherë për këtë nismë, duke e quajtur një “shashkë”, që synon të shmangë hetimin e krimeve zgjedhore. Ai theksoi se “asgjë nuk ka përfunduar” dhe është detyrë e gjithë subjekteve politike ta ndjekin procesin zgjedhor deri në fund. “Të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit”, tha Presidenti Meta.

Mandati i rregullt i Presidentit Meta përfundon në korrik të vitit të ardhshëm.

Lexo edhe:

Dita ndërkombëtare e ‘Nelson Mandelës’/ Meta: Populli ynë ka ‘Mandelat’ e tij, u burgosën padrejtësisht për të sjellë lirinë e të gjithëve

Një propozim për të shkarkuar Presidentin nevojitet të miratohet me dy të tretat e votave në parlament. Më pas, vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit për shkarkimin e presidentit.

Ende nuk është e qartë nëse parlamenti aktual, të cilin Presidenti Meta e quan si antikushtetues për shkak të mandateve të djegura dhe moszëvendësimit të plotë të tyre, i ka apo jo votat e mjaftueshme për shkarkimin e tij.

Po ashtu mbetet për t’u parë nëse dy muajt e mbetur deri në fillim të korrikut do t’i mjaftojnë këtij parlamenti për të ndjekur gjithë procedurat e parashikuara për shkarkim.

Kjo është hera e dytë që shumica socialiste hap procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Përpjekja e parë u bë në vitin 2019, për shkak të dy vendimeve të presidentit, fillimisht për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore të qershorit dhe më pas, në nëntor të po atij viti, pas përplasjeve mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në korrik të vitit 2020, komisioni hetimor parlamentar i kontrolluar nga socialistët, pasi priti edhe opinion e Komisionit të Venecias, arriti në përfundimin se presidenti Meta kishte tejkaluar kompetencat, por shkeljet nuk ishin të asaj shkalle sa të justifikonin shkarkimin e tij. /VOA

Etiketa: met boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dita ndërkombëtare e ‘Nelson Mandelës’/ Meta: Populli ynë ka ‘Mandelat’ e tij, u burgosën padrejtësisht për të sjellë lirinë e të gjithëve

17:34 : 18/07/2021
Para

Salianji: Demokratët nuk dorëzohen

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e hënë, 22 qershor 2026

23:00 : 21/06/2026

Rriten infektimet me virusin Ebola, 956 raste të konfirmuara, 247 viktima

22:51 : 21/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”/ Protestuesit kalojnë nga Qytet Studenti, kërkojnë dorëheqje

22:35 : 21/06/2026

Trump fajëson Iranin për tensionet në Liban, kërcënon me bombardime

22:24 : 21/06/2026

“Tirana digjet, Rama krihet”/ Pankartat pikante të protestës së 22-të

22:11 : 21/06/2026

Marshimi kilometrik mbërrin në qendër të Tiranës, protestuesit vijojnë revoltën

21:53 : 21/06/2026

“ZIG-ZAG” në tokën e Ramës”/ Berisha: E vërteta e shkarkimit të Artan Lames!

21:48 : 21/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetgrandpashabetbetpark girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis