Shuma eurosh dhe kokainë në dhomë/ Arrestohet shqiptari në hotel

Një 30-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë së Riminit në Itali, ndërsa kolegu i tij u shpall në kërkim, pasi akuzohen për shpërndarje të kokainës.

Karabinierët në Itali kapën një sasi kokainë që ishte gati për tu shitur dhe që kapte një vlerë fitimprurëse në treg.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk kishte leje qëndrimi të rregullt në territorin italian. Operacioni policor u zhvillua gjatë orëve të mesnatës në një hotel.

Karabinierët kishin mbajtur nën vëzhgim shqiptarin dhe personin tjetër, të cilit ishin parë në shoqërinë e kontraktorëve në zonë, me të cilët kishin pasur takime të shkurtra dhe të përsëritura gjatë javës.

Në mbrëmje personeli i skuadrës gjyqësore shkoi në hotelin ku po qëndronin shpërndarësit e drogës. 30-vjeçari shqiptar u shtir sikur nuk kuptonte italisht, duke mos bashkëpunuar me efektivët. Pas urdhrit të marrë nga prokurori, agjentët e policisë nisën kontrollin e dhomës. Në tavolinë u gjetën 5 pako me kokaine, ndërsa në sirtar u gjetën materiale për paketimin e lëndës narkotike dhe 770 euro cash.

LEXO EDHE  Akuzohet se ndihmoi bosin turk të kriptomonedhave, arrestohet biznesmeni shqiptar

Në dhomën e kolegut tjetër u gjetën 1.500 euro të tjera, dhe 10 gramë kokainë e pastër. Shqiptari u paraqit bashkë me avokatin e tij në gjykatë, që vendosi 8 muaj burg (dënim me kusht). Në fund të seancës ai u mor nga Stafi i Zyrës së Emigracionit që do të merret me dëbimin e tij./ Panorama