• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush i bleu votat e Exit Poll-eve?

16:08 : 26/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Nga Andi Bushati

Ende pa u mbyllur numërimi i plotë i votave, këto zgjedhje kanë provuar një anomali që do një shpjegim. Rezultati real që po përvijohet, nuk përputhet aspak me atë që na thanë pothuajse njëzëri matësit “e pavarur” të opinionit me anë të Exit Polleve. Rezultati që shpallën të dielën në orën 19 00 televizionet pranë qeverisë, por edhe ato afër opozitës ndryshonin për një fije floku nga njëri- tjetri. Të parat predikonin një barazim apo një fitore minimale të Rilindjes. Të dytat një përmbysje në favor të opozitës.

Në fakt rezultatet e dala nga kutitë e votimit demostrojnë të kundërtën. Ato flasin për një konfirmim plebishitar të regjimit.

Atëherë ç’ka ndodhur? Pse gabuan exit pollet, madje edhe ato të TV shumë pranë pushtetit (pra që nuk mund të quhen të manipuluara)?

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse ata të cilëvë iu është blerë vota nuk u janë përgjigjur anketuesve. Ata kanë pasur ngurim dhe sypërmbysje për të deklaruar votën e tyre të turpit. Dhe sipas kësaj llogarie, kjo votë turpi, ajo e hendekut të mospërputhjes mes exit polleve dhe rezultatit faktik që po përvijohet, i bie të jetë nga 7 deri në 9 mandate që dalin të pashpjegueshme në favor të rilindjes.  Ajo është prova e pakundërshtueshme se këtë radhë kemi qenë përpara një masakre elektorale me blerje industriale votash.

Lexo edhe:

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Por, për këtë, ka edhe argumente të tjerë. A e di vallë ndokush se ku kanë shkuar ato dhjetra miliona euro të ndara së fundi nga qeveria, për koncesione e tendera pa garë? A mos duhet kërkuar aty diferenca e gabimit të matjeve të opinionit? A di ta shpjegojë njeri, se si, në qarkun më të emancipuar të vendit, në Tiranë, grupime djemsh të rinj dhe pa asnjë njollë korrupsioni, si Endrit Shabani apo Bojken Abazi marrin të dy sëbashku më pak vota sesa Tom Doshi? A mund të flitet në këtë rast për një votë të pastër e të ndershme? A nuk kemi këtu një provë se gjithçka është vendosur me lekë?

Besoj se këto pyetje retorike nuk kanë nevojë për koment. Të gjitha ato së bashku provojnë një gjë të thënë e të stërthënë, se sa më shumë një regjim implikohet në krim, aq më pak ai është i përmbysshëm me votë. Zgjedhjet e këtij prilli dëshmojnë se vendi ka hyrë përfundimisht nën lëngatën e gjatë të një autokracie. Hërën tjetër ata që këtë radhë organizuan gjithçka, nuk do të bëjnë gabime të vogla si ato të exit polleve. Dhe herën tjetër, as opozita që duhet të hyjë në një proces të pakthyeshëm dorëheqjesh e rinovimi nuk do ta ketë më luksin të besojë se autokracia shembet në rrugë elektorale. Krerët e saj duhet të largohen përfundimisht, jo se nuk fituan, por se na garantuan se vjedhja nuk është më e mundshme. Tani është radha që regjimi të mbetet i vetëm përballë njerëzve të tij.

Etiketa: bushati boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

21:37 : 31/01/2022
AKTUALITET

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

18:59 : 22/12/2021
AKTUALITET

Edhe në BE do na fusë Erdogani

22:21 : 16/07/2021
AKTUALITET

Dy grupe armiqësore brenda lëvizjes ‘Basha IK’

17:16 : 28/04/2021
AKTUALITET

Bushati në Shkodër: PD-ja ka një plan masash për rimëkëmbjen e bizneseve

16:27 : 27/03/2021
AKTUALITET

Fundi i fabulës me racizmin antikosovar

23:05 : 29/12/2020
Para

Numërohen 2699 kuti, ja si shpërndahen votat/ Diferenca 2 % mes PS dhe opozitës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, dy të plagosur

20:02 : 17/05/2025

Historike për Crystal Palace, mund Man.City në finalen e FA Cup dhe fiton trofeun e parë madhor

19:48 : 17/05/2025

Vota e diasporës për Shkodrën/ Numërohen 400 fletë më shumë se numri i votuesve

19:44 : 17/05/2025

Arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë, pritet shkëmbimi i 1000 të burgosurve

19:39 : 17/05/2025

Rey Manaj përjashtohet nga skuadra e Sivasspor, trajneri: Dyshoj në përkushtimin e tij

19:37 : 17/05/2025

Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së

19:24 : 17/05/2025

Eurovision 2025, DW artikull për ‘Zjerm’! Beatriçe Gjergji rrëfehet: Jeta ime ka qenë me ngjyra

19:20 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com