Albërije Hadërgjonaj flet për punën që bën në Amerikë dhe zbulon planet e së ardhmes

Këngëtarja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj prej vitesh e ndan jetën e saj mes Amerikës dhe Shqipërisë.

Së fundmi ajo ka folur dhe për punën që bën në Amerikë. Ajo ka treguar se punon agjente për pasuritë e paluajtshme. E ftuar në emisionin Oxygen Show tha se së shpejti mendon të hapë agjencinë e saj.

Hadergjonaj gjithashtu këndon nëpër koncerte dhe organizime të ndryshme në mbarë botën, por veçanërisht në Amerikë, aty ku edhe jeton.