• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vrasja e Floydit, Presidenti Biden lutet për një “vendim të drejtë”

22:49 : 20/04/2021
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden deklaroi se shpreson për një “vendim të drejtë” në gjykimin e Derek Chauvinit – ish-policit të Mineapolisit, të akuzuar për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, gjatë arrestimit të tij, vitin e kaluar.

Biden, i cili foli me familjen e Floydit të hënën, tha se provat janë “dërrmuese”. Komentet vijnë derisa juria e gjykatës po takohet për të dytën ditë me radhë, për të shqyrtuar verdiktin e saj.

Chauvin, 45 vjeç, është filmuar duke shtypur Floydin me gju në qafë, për më shumë se nëntë minuta. Ai përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim. Dënimi maksimal që mund të marrë Chauvin, është 40 vjet burgim. Një juri e larmishme prej 12 personash, përfshirë disa afrikano-amerikanë, është duke diskutuar për fatin e tij. Diskutimet nisën pasi mbrojtja dhe prokuroria i bënë argumentet e fundit më 19 prill. Juria duhet të pajtohet unanimisht për të dënuar Chauvinin. “Unë vetëm mund të imagjinoj presionin dhe ankthin që ajo ndjen”, tha Biden për familjen e Floydit.

“Lutem që vendimi të jetë i drejtë”, shtoi Biden. Vdekja e George Floydit në duart e policisë ka shkaktuar protesta globale kundër racizmit. Biden e ka dënuar vazhdimisht vrasjen e Floydit, por nuk ka shprehur ndonjë mendim për gjyqin. Ai tha se deklarata e fundit vjen pasi juria, e cila ka filluar shqyrtimin e çështjes, është izoluar.

Vëllai i Floydit konfirmoi më herët se ka folur me presidentin. Vdekja e Floydit ka shkaktuar protesta kundër racizmit në të gjithë SHBA-në. Protesta të reja priten në disa qytete amerikane, pavarësisht vendimit të jurisë.

Lexo edhe:

Joe Biden pas diagnostikimit me kancer: Jam optimist, nuk pendohem për asgjë

Biden me kancer/ Trump: I trishtuar, i uroj Joe shërim të shpejtë

Etiketa: Bidenfloid

Lajme të lidhura

BOTA

Joe Biden pas diagnostikimit me kancer: Jam optimist, nuk pendohem për asgjë

20:31 : 30/05/2025
BOTA

Biden me kancer/ Trump: I trishtuar, i uroj Joe shërim të shpejtë

08:02 : 19/05/2025
BOTA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025
BOTA

Trump përforcon sulmet ndaj Biden: “Shkatërroi Amerikën”

19:18 : 30/04/2025
BOTA

Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump: Ka bërë shumë dëme në më pak se 100 ditë

10:00 : 16/04/2025
BOTA

“Faji i Biden dhe Zelensky”, Trump për luftën: Nuk e nisa unë. Reagon BE

21:01 : 14/04/2025
Para

Tomini: Ja kur parashikohet rritja e rasteve me Covid-19

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com