Flet babai i Rudolfit: Djali më qëlloi me thikë, u hodha nga ballkoni për t’i shpëtuar

Nikoll Nikollaj është baba i gjashtë fëmijëve, një prej të cilëve është Rudolfi 34 vjeçar. Ai tregon se djali prej kohësh ankohek se po e ndiqnin disa njerëz, por për të atin kjo ishte një sajesë në kokën e të birit.

Babai shton se i biri nuk ndalej në bindjen e tij, por për më tepër avancoi duke akuzuar familjen se po i bënin puç.

Një ditë të shtatorit 2020, tregon babai, duke përsëritur teorinë e puçit, Rudolfi iu sul me thikë në dorë që ta godiste. Madje arriti ta lëndojë në krah.

Duke parë se ç’e priste, babai u detyrua të hidhet nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë ku jetonin. Më pas kishte frikë të kthehej në shtëpi dhe atë natë fjeti në një hotel, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Tiranës.

Të nesërmen mori takim me një punonjës policie dhe që të dy shkuan në banesë dhe morën Rudolfin me një autoambulancë duke e shtruar tek spitali Psikiatrik nr. 5.

Rudolfi qëndroi një muaj në spital dhe kur doli merrte ilaçe, por disa ditë më vonë babai e kuptoi se ai nuk po i pinte më.

LEXO EDHE  E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë 12 orë pas operaconit e reja 23-vjeçare

Kjo shkaktoi nisjen e problemeve dhe Rudolfi e gjente zgjidhjen te dhuna me thikë. Një ditë ai sulmoi me thikë një shokun e tij, M.L. duke e plagosur.

Më tej, kreu dhe një tjetër plagosje me thikë, atë të shtetasit R.K., në terminalin e autobusëve.

Rudolfi u rishtrua në spital dhe para dy javësh doli që andej. Sërish e njëjta histori, ilaçe që nuk piheshin më dhe me pasojë daljen nga kontrolli derisa dje, kreu sulmin masiv te xhamia Dine Hoxha në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Tani, mbi 34 vjeçarin Rudolf Nikollaj rëndon akuza e veprave me qëllime terroriste, raporton noa.al. I dyshuari ka pranuar krimin e ndodhur te xhamia, duke thënë se kishte kryer krimin pasi kishte krijuar bindjen se disa njerëz që sipas tij ishin besimtarë myslimanë, e ndiqnin sa herë dilte nga shtëpia.

“Ata më përndjekurit gjithë kohës në shtëpi. Dhe kur dal nga shtëpia më ndjekin nga pas, më shohin por nuk më flasin”, ka thënë i dyshuari.

Më tej 34 vjeçari ka thënë se ai i njeh personat që thotë se e përndjekurit, nuk ua di emrat por po ti shohë mund ti identifikojë.