Basha: Do përdor ligjin anti-mafia kundër oligarkisë

Kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin Të Paekspozuarit se pa larguar Edi Ramën, oligarkia do të kthehet në formën e vetme të të bërit biznes.

Basha tha se me largimin e Edi Ramës oligarkia do të marrë fund.

“Një politikan që ka pushtetin, që jep PPP dhe koncensione ne kundërshtim me ligjin dhe pas atyre të fshihet vetë drejtpërsëdrejti mund të kompromentoj biznesmenë, mund të kompromentoj pronarë mediash, mund të shndërrojë njërin tek tjetri, tjetrin tek tjetri, po kështu mund të rrimë këtu me orë të tëra të flasim dhe ndoshta dikujt nuk i vjen mirë, por nuk kam ardhur këtu të bëj thashetheme. Dokumentet janë aty. Kush ka shkelur ligjin do të japë llogari para ligjit dhe për këtë ne kemi një platformë që ti ke qenë i pranishëm në shpalljen e asaj platforme e cila ka mekanizmat anti-bandë”, tha Basha.

Biseda

Ylli Rakipi: Ligjet ata i kanë bërë siç i kanë dashur. Oligarkia i bën ligjet siç i do vetë

Lulzim Basha: Ligji anti-mafia kundër oligarkisë ndjek parimin që të ndjek paranë për të shkuar tek përgjegjësia individuale e personit publik apo privat dhe për më shumë se 3 orë ju keni qenë i pranishëm bashkë me kolegët tuaj ndërkohë që ne shpjegonim një ligj të bazuar në parimet e anti-mafies. Kjo është garancia që nesër të gjitha koncesionet korruptive do të hetohen dhe do të çohen para drejtësisë. Është po kështu garancia që çdo nëpunës publik nga nëpunësi juaj i ardhshëm, nga unë i pari deri tek zyrtari më i thjeshtë shqiptar nuk do të kenë mundësinë t’i kthehen kësaj praktike të korruptuar, do të japë llogari para ligjit dhe për këtë ne kemi një platformë që ti ke qenë i pranishëm në shpalljen e asaj platforme e cila ka mekanizmat anti-mafia. Ligji anti-mafia kundër oligarkisë ndjek parimin që të ndjekë paranë për të shkuar tek përgjegjësia individuale e personit publik apo privat. Dhe për më shumë se 3 orë ju vetë keni qenë i pranishëm bashkë me kolegët tuaj ndërkohë që ne shpjegonim një ligj të bazuar në parimet e anti-mafias. Kjo është garancia që nesër të gjitha koncesionet korruptive do të hetohen dhe do të çohen para drejtësisë. Por është po kështu garancia që çdo nëpunës publik, nga kryeministri juaj i ardhshëm, nga unë i pari, deri tek zyrtari më i thjeshtë shqiptar nuk do të kenë mundësinë ti kthehen kësaj praktike të korruptuar, të grabisin dhe zhvasin pronat dhe taksat e shqiptarëve për t’i ndarë ato në një grusht njerëzish. Pak rëndësi ka se kush janë ata se sot mund të jetë dikush, në fakt kështu i preferojnë zoti Rakipi. Sot mund të jetë dikush që shet dhallë, e merr ai dhe i jep një kontratë dhe e regjistron në kompaninë ofshore. Ata janë pjesë të sistemit por janë të përzgjedhur nga i pari i sistemit. Prandaj, pa e larguar Edi Ramën oligarkia do të kthehet në formën e vetme të ekonomisë në Shqipëri që gllabëron vende pune prandaj jemi në krizë, që shkatërron pasuritë e vendit. Ndërsa, me largimin e Edi Ramës ne kemi të garantuar që sistemi oligarkik do të bjerë, monopolet do të bien dhe njerëzit që kanë iniciativë ekonomike, kanë sipërmarrje ekonomike

Ylli Rakipi: Si bie mendoni ju?
Lulzim Basha: Duke iu hequr privilegjet e padrejta që iu ka dhënë shteti i Edi Ramës.