• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria i bllokon FSHF fondin “Grand”, Duka: Po shkelen ligjet

19:11 : 16/04/2021
në AKTUALITET, SPORT

FSHF ka reaguar përmes një deklarate lidhur me atë që e konsideron si një shkelje flagrante ligjore nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë mbi ndarjen arbitrare të fondit “Grand/transfertë e brendshme” për federatat olimpike, KOKSH dhe OKAD 2021.

Përmes deklaratës thuhet se FSHF nuk ka përfituar prej këtij fondi asnjë të ardhur ndonëse aplikimi është konfirmuar prej MASR me numër 325987.

“FSHF ka kërkuar nga MASR informacion lidhur me renditjen përfundimtare të federatave dhe pikëve të përfituara prej tyre në përputhje me pikën 8 dhe 9 të udhëzimit Nr.4 datë 25.02.2020 dhe më konkretisht pozicionimin e FSHF ne këtë renditje.

Kësaj kërkese për informacion MASR i është përgjigjur se FSHF nuk u përfshi në këtë proces, pasi: – ka buxhet të madh vjetor, ndërkohë që buxheti i federatave të tjera është mjaft i ulët… – ka përfituar nga Reforma në Sport lehtësira fiskale… Veç sa më sipër, investimet në infrastrukturën sportive në Shqipëri kanë qenë, kryesisht, të orientuara në infrastrukturën futbollistike etj., etj., etj.

Nuk ekziston në asnjë germë të ligjit, kriteri i pasjes së një buxheti të madh vjetor për përfitimin e fondit, por mjafton përmbushja e aplikimit. Në bazë të këtij aplikimi, MASR është e detyruar me ligj të nxjerrë renditjen përfundimtare të federatave dhe pikëve të përfituara prej tyre. MASR, jo vetëm nuk i është përgjigjur kërkesës së FSHF-së për informacion, por ka tejkaluar kompetencat ligjore duke marrë përsipër të japë opinione subjektive mbi përfshirjen ose jo në proces të FSHF-së.

Lexo edhe:

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

Ky qëndrim i paligjshëm përmban në vetvete edhe disa të pavërteta. Nëse FSHF nuk u përfshi në proces, për ç’arsye u kërkua plotësimi i të dhënave nga MASR dhe për ç’arsye u konfirmua me shkrim aplikimi i saj?! Përtej politikës së ditës këtu flitet për një detyrim ligjor për ndarjen e asaj pak gjëje që i takon sipas buxhetit të shtetit federatave. Ky set ligjesh dhe udhëzimesh nuk është për përmbushjen e programeve të tjera të investimeve që shteti mund të ketë në sport. Ky set ligjesh nuk është për të bërë demagogji apo fushatë se cila qeveri investon më shumë në sport”, thuhet në reagimin e FSHF.

Në vijim sqarohet se FSHF ka bërë një aplikim të bazuar në legjislacionin shqiptar dhe ka ushtruar një të drejtë që ia jep ligji ndaj kërkon që kjo e drejtë, sado e vogël qoftë t’i njihet nga Ministria përgjegjëse.

FSHF thekson se MASR ka shpërdoruar detyrën duke mos e marrë në shqyrtim aplikimin dhe duke vendosur në mënyrë të njëanshme t’i ndajë pjesën takuese të sportit më popullor dhe më masiv në vend siç është futbolli, federatave të tjera të cilat as nuk kanë arritur të përfundojnë aktivitetet kombëtare në vitin që lamë pas.

“Nga pikëpamja e (a)logjikës së përgjigjes, rezulton se duhet të jesh inekzistent për të përfituar fonde nga buxheti i shtetit. Po ashtu, listimi i “arritjeve” dhe investimeve në infrastrukturën sportive mbetet demagogji e plotë dhe nxjerr hapur konceptin e kësaj Ministrie që kërkon lëvdata për bërjen e detyrës. Në të njëjtën linjë, citimi i ligjeve që trumbetohen me të madhe si reforma a thua se janë akte të posaçme për futbollin nuk është gjë tjetër veç përbuzje për sportin.

Është e pamundur të mos përmendësh gjithashtu rastet analoge nga Evropa ku pavarësisht se federatat kanë një buxhet dhjetëra apo qindra herë më të madh se i FSHF, sërish qeveritë i mbështesin me grante miliona eurosh.

Për hir të së vërtetës, me një buxhet vjetor 12-fish më i vogël se sa buxheti i Kosovës për sportin asgjë më shumë se kjo përgjigje nuk mund të realizohet në sportin shqiptar”, theksohet në reagimin e FSHF.

Etiketa: FSHFperplasjeqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

17:32 : 05/11/2025
RAJONI

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

21:02 : 21/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025
AKTUALITET

Mandatimi i qeverisë, Rama pritet të shkojë në Presidencë

11:40 : 12/09/2025
AKTUALITET

Nuk do jenë më pjesë e qeverisë, kush janë 8 ministrat që “lëshoi” Edi Rama

15:36 : 11/09/2025
Para

‘Bombë’ në Ballkan/ Rishikim i kufijve? Plani për Shqipërinë e Madhe, Serbinë dhe Kroacinë alarmon grekët

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com