Shqipëria do ketë edhe vaksina ruse për të vaksinuar popullsinë kundër koronavirusit.
Akti normativ është miratuar ditën e sotme, teksa është firomosur marrëveshje me kompaninë “Human Vaçine LLC”.
Për shkak të sekretit tregtar, detajet e kësaj marrëveshje nuk do të bëhen publike.
Kështu, Shqipëria, krahas vaksinës kineze, do ketë në dispozicion edhe atë ruse “Sputnik V”, për të cilën më herët kishte refuzuar që të negococionte.
AKTI NORMATIV
Akt normativ nr.16, datë 7.4.2021 për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaçine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër COVID-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi në mbështetje të nenit 101 të kushtetutës, me propozimin e ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave Vendosi:
Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaçine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi.
Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaçine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaçine” LLC nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në fletoren zyrtare.
Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit e të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.
Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës kundër COVID-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi, furnizuar për Shqipërinë nga “Human Vaçine” LLC, sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.
Neni 2
Efektet financiare
Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2021.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare.
Zëvendës kryeministër Erion Braçe.