• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Kush do e mbajë nënën?’, dy vëllezërit nga Kukësi rrihen barbarisht me njëri-tjetrin, ‘masakrojnë’ edhe motrën

22:49 : 10/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Dhuna në familje ka shpërthyer gjatë pandemisë sa kohë kufizimet na mundësuan më tepër orë qëndrimi në banesë dhe për rrjedhojë, më tepër orë pranë të afërmve. Për disa, grindjet e vogla u kthyen në ortek dhune, ku kryesisht më të pambrojturit, rezultuan gratë dhe të moshuarit.

Dy vëllezër u rrahën me njëri tjetrin, pas konfliktit se cili prej tyre duhet ta mbante nënën e moshuar, kurse një grua dhe vjehrri e vjehrra e saj, u rrahën paq nga djali i shtëpisë, pasi ai u kap prej tyre duke vjedhur lodrat.

Dosjet nga policia pohojnë se dhuna në familje është rritur me 30% gjatë pandemisë dhe se në vend të parë, qëndrojnë gratë.

R.P, është një 34-vjeçare e martuar prej 12 vitesh dhe çifti ka një fëmijë të moshës 10 vjeç. Ndonëse pandemia ndryshoi rutinën e kujtdo, asgjë nuk e ndaloi bashkëshortin e saj që të linte drogën, i cili rezulton se është përdorues i kanabis sativës.

Përpos këtij problemi, ai u bë agresiv dhe kërkonte para nga gruaja dhe dy prindërit. Të tre familjarët përfunduan njëri pas tjetrit në komisariat me vetëm një akuzë.

Lexo edhe:

Paratë e sekuestruara zhduken brenda prokurorisë, qytetari nga Kukësi: Shteti më vodhi

Situatë e përsëritur! Reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

“D. u grind me nënën e tij dhe më pas u grind me mua, kërkonte para prej meje. Pasi nëna nuk i dha para, ai e shau dhe më pas m’u kthye dhe mua. Më vendosi duart në fyt dhe theu pasqyrën e korridorit. Shkoi në dhomën tjetër dhe nisi të mbledhë lodrat e djalit tonë me qëllim për t’i shitur. E pengova dhe të njëjtën gjë bëri edhe vjehrra. D. më goditi me grusht në pjesën e pasme të kokës dhe m’i tërhoqi me forcë lodrat. Në inat e sipër, i theu disa prej tyre dhe bërtiste dua para. Në këtë përleshje, ndërhyri babai i D.,të cilin e shtyu edhe atë”, – rrëfen në kallëzim gruaja.

Sipas burimeve të policisë, pasi u njoftuan nga fqinjët, kanë mbërritur forcat e rendit. Por fillimisht të tre anëtarët kanë mohuar të kishte ndodhur diçka. Sipas tyre vetëm sa ishin sharë. Në raport tregohet se dhunuesi është këshilluar nga oficerët që të sillej mirë dhe në këtë situatë ata janë larguar.

“Por ndonëse ne e falëm dhe gënjyem policinë, sapo ata dolën nga shtëpia, D., filloi përsëri duke sharë dhe ofenduar. Shkoi tek dollapi dhe përsëri po mblidhte lodrat e djalit tonë, duke insistuar se do t’i shiste nëse nuk i jepnim para. Në këtë situatë, ne njoftuam policinë”, rrëfehet 34-vjeçarja pranë komisariatit numër 3.

Në të njëjtën ditë, shpjegohet në dosjen që kanë dorëzuar kallëzim edhe dy të moshuarit.

“Kur policia erdhi, m’u dhimbs djali dhe ndërhyra kur policia deshi ta merrte. Por pasi policia u largua, djali vazhdoi në të njëjtën mënyrë dhe ndaj u detyrova të njoftoj policinë dhe sapo e bëra këtë gjë, D., doli nga banesa”, – thotë 78-vjeçari për policinë, të cilës i tregoi se nervozizmi i D., 42 vjeç, shkaktohej nga mungesa e parave dhe sepse ai përdor hashash.

Në një lagje tjetër, dy vëllezër nga Kukësi u përleshën pas sherrit të hapur se cili prej tyre duhej të kujdesej për nënën që është në moshë të thyer. Të rinjtë jetojnë në Paskuqan dhe të dy ata do të hetohen për dhunë në familje pasi secili ka kallëzuar tjetrin, teksa e rrahur prej tyre, ka përfunduar edhe e motra e martuar në një lagje tjetër periferike të Tiranës

Vëllai më i madh, thotë në polici se prej vitesh jeton në Itali dhe se për shkaqe emigracioni e kishte të pamundur ta merrte nënën me vete. A.Q., 45 vjeç, kujton se kur u largua, më i vogli N.Q., 38 vjeç, e paralajmëroi, se nëse nuk e merrte nënën, nuk do ta shihte sa të ishte gjallë.

“Kur erdha, shkova për vizitë. Mora edhe motrën me vete që është e martuar në Bathore, Kamëz. Ai, nga inati që nuk e mora nënën, nuk më lejon ta takoj atë. Më ka thënë, nëse e do kaq shumë, mbaje ti. Por nuk e marr dot. Kjo gjë na ka sjellë një konflikt të madh në familje. Unë hyra me dhunë në shtëpi dhe u drejtova për nga dhoma ku rri nëna. Por vëllai më kapi për krahu dhe nuk më lejoi. Më kapi për krahësh dhe më nxori jashtë”, – akuzon 45-vjeçari.

Në këtë moment, mes dy vëllezërve ka ndërhyrë e motra, e cila nga shtyrjet mes dy vëllezërve është rrëzuar për tokë. Por sipas përshkrimeve, kur vëllai i madh e ka ngritur në këmbë dhe i ka thënë që të dilnin, ajo ka tundur kokën dhe ka kërkuar të qëndrojë.

“Unë ika, pasi vëllai i vogël më shtynte derisa dola përjashta. Pas pak metrash, më mori në telefon motra dhe duke qarë më kërkoi ta prisja. U ktheva dhe pashë që vëllai e kishte rrahur dhe atë”, thotë kallëzuesi, i cili veç pretendimit për dhunë, kërkon ndihmën e policisë që të takojë nënën.

Etiketa: kukesvellezer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paratë e sekuestruara zhduken brenda prokurorisë, qytetari nga Kukësi: Shteti më vodhi

20:44 : 12/11/2025
AKTUALITET

Situatë e përsëritur! Reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

08:10 : 11/11/2025
RAJONI

Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!

08:49 : 07/11/2025
AKTUALITET

Lëvizte në Kukës i armatosur, arrestohet 30-vjeçari

09:24 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Do të vras”! Administratori i njësisë në bashkinë e Kukësit përplas me makinë policin/ Emrat

10:45 : 31/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Të shpallur në kërkim si pjesë e një organizate në Itali, arrestohen dy vëllezër në Durrës

10:11 : 28/10/2025
Para

“A do ta fusni në burg Ramën si ministre e Brendshme?”, ja si u përgjigjet Kryemadhi ndjekësve në Instagram

TË GJITHA

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com