• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autokraci e personalizuar apo republikë ekzekutive

11:34 : 06/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Duke përsiatur në literaturën më të fundit të demokratizimit ndër shumë terma të konsumuara vitet e fundit për të përshkuar regjime të ngjashme me Shqipërinë, të tilla si demokraci hibride, autoritarizëm elektoral, demokraci e pakonsoliduar etj., një term i ri i përdorur vençarisht për të përshkruar Rusinë e Putinit por edhe Hungarinë e sotme të Orbanit etj., duket me adapt për të përshkruar realitetin shqiptar. Terminologjia e duhur mund të jetë ajo e “autokracisë së personalizuar” (ang. personalist autocracies). Këto lloj autokracish përgjithësisht janë të drejtuara nga individë të “fortë”.

Pavarësisht se operojnë në sisteme në dukje demokratike që kanë të paktën disa parti politike, që bëjnë zgjedhje periodike etj., në fakt përgjegjësinë thuajse absolute në përzgjedhjen e stafeve drejtuese si dhe prioritetet e politikave publike anë thuajse eksluzivisht atribut i liderit kryesor. Ky mund të jetë presidenti në sistemet presidenciale apo gjysëm-presidenciale ose kryeministri në republikat parlamentare, siç është te ne.
Sikundër Timothy Frye ka argumentuar së fundmi në një artikull mbi Putinizmin në Foreign Affairs, përgjithësisht ky lloj regjimi politik shënon nivele edhe më të larta korrupsioni, rritje ekonomike më të vakët, represion më të madh dhe politikë ta pastabilizuar sesa vendet që qeverisen nga një parti-shtet apo edhe juntat ushtarake.

Këto regjime të autokracive të personalizuara shpërndajnë pasurinë publike në pak duar oligarkësh të cilët direkt apo indirekt i shërbejnë liderit suprem, targetojnë kundërshtarët politikë duke përdorur sistemin ligjor (për shembull me gjobat 50 milionëshe në mënyrë krejttësisht arbirtrare në kohë fushate të adresuara vetëm ndaj opozitarëve) dhe forcojnë pushtetin ekzekutiv në kurriz të institucioneve të tjera.

Për shembull, një term tjetër me të cilën mund të përkufizohet vendi në këto momente është ai i republikës ekzekutive, ku pushteti ekzekutiv qartazi ka marrë atribute të pushteteve të tjera, si ai legjislativ i gjymtuar ndjeshëm pas daljes së opozitës reale dhe atij gjyqësor që ende nuk ka një arkitekturë të përfunduar dhe përdoret shpesh në mënyrë të njëanshme nëpërmjet akteve të arbitratritetit politik.

Lexo edhe:

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

Ndonëse nuk ka një formulë ekzakte se si vende të ndryshme mund ta kapërcejnë kurthin e këtyre regjimeve që qeverisin nëpërmjet një “dore të fortë” autoritariste, zgjedhjet duket se janë i vetmi melhmem që mund të çelin shtigje të reja demokratike, forcojnë institucionet e pavarura, dobësojnë pushtetin ekzekutiv, krijojnë një sistem më të balancuar dhe kontroll reciprok të pushteteve të ndryshme etj.

Natyrisht kur rezultati i zgjedhjeve (të lira e të ndershme) dobësojnë super-mazhorancat, pengojnë pushtetin absolut që mund të prodhojë vetëm korrupsion absolut, ndryshojnë mendësinë e varësisë ndaj një lideri omnipotent, forcojnë shtetin e së drejtës, rikthejnë rregullat e konkurrencës së lirë në ekonomi etj. Vetëm garantimi i rregullave të lojës mund të na sjelli shpresën se demokracia është e vetmja lojë në qytet.

Etiketa: autokracisistemezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

18:31 : 27/10/2025
AKTUALITET

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

11:01 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
Para

Presidenti reagon për heqjen e pasaportave diplomatike futbollistëve të Kombëtares: Hakmarrje primitive

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com