• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkodra, Lezha dhe Vlora, me rritjen më të lartë të papunësisë në vitin 2020

23:33 : 05/04/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Shkodra, Lezha dhe Vlora panë rritjen më të madhe të normës së papunësisë në vitin 2020 në raport me qarqet e tjera të vendit.

Varësia nga shërbimet dhe turizmi, të cilat ishin më të ndikuar nga pandemia Covid -19, i ka goditur më shumë qytetet bregdetare.

Sipas të dhënave të INSTAT normën më të lartë të papunësisë e shënoi Lezha me 22.7 %, por rritjen më të madhe vjetore në tremujorin e fundit të vitit 2020 e shënoi Shkodra me 5.5 pikë %. Në qarkun e Lezhës papunësia u rrit me 5.3 pikë % për të njëjtën periudhë, ndërsa në Vlorë shkalla e papunësisë shënoi 18.7 % me një rritje vjetore 3.8 pikë përqindje.

Dy prefekturat e tjera të mëdha ajo e Tiranës dhe Durrësit, ndonëse kanë shkallë të lartë të papunësisë me përkatësisht 13.8 dhe 12.7 për qind shënuan ulje të lehtë në tremujorin e fundit të vitit 2020, në raport me të njëjtën periudhe te vitit 2019. Kjo për faktin se tërmeti i 26 nëntorit 2019 paralizoi ekonominë e dy qarqeve në fund të vitit 2019, duke bërë që papunësia në këto dy qarqe të përmirësohej një vit më vonë.

Gjithsesi në pesë qarqe të vendit, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Durrës, papunësia në tremujorin e fundit të vitit 2020 ishte më e lartë se mesatarja në shkallë kombëtare prej 11.8 %.

Lexo edhe:

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

Papunësia në këto qarqe në realitet është më e lartë, por INSTAT i klasifikoi si “jo aktivë” një pjesë të personave të papune në bashkitë bregdetare. Jo aktivët nuk përfshihen në forcën e punës e për pasojë nuk përllogariten si të papunë.

Numri i personave jo aktive (Persona 15-64 vjeç që nuk kërkojnë punë) u rit me mbi 36 mijë tremujorin e fundit të vitit 2020 në raport me tetor-dhjetor 2019. Ashtu si edhe të papunët, personat jo-aktivë ishin të përqendruar kryesisht në qytetet bregdetare të vendit.

Pandemia Covid -19 u shfaq si një krizë punësimi për shkak të masave kufizuese në lëvizje dhe në disa aktivitete ekonomike kryesisht shërbime.

Të dhënat nga statistikat afatshkurtra tregojnë se më të goditura nga pandemia ishin bizneset e lidhura më turizmin, si transporti ajror, agjencitë e udhëtimit, hotelet, baret dhe restorantet.

Pritshmëritë në drejtim të punësimit paraqiten të zbehta edhe në tremujorin e parë të vitit 2021 për shkak të intensifikimit të pandemisë dhe rikthimit të masave të ashpra kufizuese në lëvizje në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian./Monitor/

Etiketa: papunesiaqyteteShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

17:38 : 08/11/2025
AKTUALITET

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

08:24 : 07/11/2025
RAJONI

FOTO/ Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangës në botë, ndodhet në kufirin Shqipëri–Greqi!

17:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

13:39 : 01/11/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
Para

Horoskopi/ Këto shenja duhet të bëjnë kujdes këtë të martë, 6 Prill 2021

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com