• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Pse jemi kapluar që të gjithë nga nostalgjia

21:50 : 03/04/2021
në NDRYSHE

“Nostalgjia është delikate por e fuqishme”, thotë Don Drejpër në një nga skenat më mbresëlënëse të serisë së paharrueshme të “Mad men”. Dhe shton:”Ajo është një dëshirë e zjarrtë e zemrës, shumë më e fortë se sa kujtesa … dhe na çon në një vend ku duam të rikthehemi”.

Natyrisht Drejpër e përdor nostalgjinë për t’i gjetur një emër një mjeti të ri për kohën. Por ajo është pjesë e personazhit. Ndërsa nostalgjia është në vetvete figura shprehëse e të gjithë serialit. Ajo mbulon rrobat, mjediset, ngjyrat, gjestet dhe historitë. Dhe e drejton vështrimin dhe emocionet tek ne spektatorët.

Fjala “nostalgji”, kombinon 2 koncepte dhe 2 fjalë greke: kthimi (νόστος) dhe dhimbja (άλγος). Kështu, ne na shkon menjëherë mendja tek Odisea, dhe protagonisti i saj që pikëllohet dhe qan për Itakën, edhe kur është në shoqërinë e Kalipsosë së bukur.

Mërguar nëpër kohë

Gjithsesi, edhe nëse emocioni është i lashtë, termi specifik që e përshkruan atë është i kohëve të fundit. Ai është shpikur në fund të viteve 1600 nga studenti i mjekësisë nga Alsa, Johanes Hofer. Ai ishte i pari që përshkoi gjendjen specifike emocionale të ndjerë nga mercenarët zviceranë që ishin larguar nga malet e tyre, për të qenë në shërbim të mbretit francez Luigji XIV.

Lexo edhe:

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

Sindroma për të cilën flet Hofer përfshin zbehjen, ethet e forta, dhimbjet e stomakut dhe vdekjen. Ndër trajtimet e sugjeruara:opiumi dhe shushunjat. Pra, mund të mendohet se nostalgjia është një emocion që prek vetëm të mërguarit. Se ajo është në thelb një ndjenjë negative dhe patologjike (tek e fundit mercenarët vdiqën). Dhe se duhet të shpresojmë që mos ta provojmë kurrë atë.

Në fakt, asgjë nga këto nuk është e vërtetë.E para, koncepti i nostalgjisë, duke filluar nga shekulli XIX me periudhën e romantizmi, humbi çdo lloj kuptimi mjekësor dhe evoluoi për të përshkruar bashkimin specifik të dëshirës dhe keqardhjes, që buron nga largësia fizike nga shtëpia.

Në thelb, nostalgjia për ne sot ka të bëjë me gjithçka që është e largët, madje edhe në kohë. Dhe se ajo ka qenë aq e rëndësishme, sa që u bë themeli i identitetit tonë dhe ndjenjës sonë të përkatësisë në një komunitet, dhe jo vetëm në një vend.

Mbi të gjitha, në raport me të shkuarën secili prej nesh është i mërguar. Nga përvojat që ka pasur, njerëzit që ka takuar, pasionet me të cilat jetoi. Pra po flasim për një emocion shumë të fortë, të pa ngatërrueshëm dhe universal. Pikërisht për këtë arsye, nostalgjia mund të ketë kuptime dhe nuanca të panumërta.

Prandaj ajo mund të jetë e tillë, që të nxisë një sasi mbresëlënëse shkrimesh poetike dhe në prozë, prodhime kinematografike, televizion dhe muzikë. Vetëm sa për të kujtuar disa:jo vetëm “Amarcord”-in e famshëm të Felinit, dhe “Nostalgjia”e Andrei Tarkovskit, por edhe “Kinemaja Parajsa e Re”, “Zanafilla”, “La la land”, “Mirupafshim Lenin” etj. Unë jam i sigurt se dhjetra tituj të tjerë mund t’ju vijnë në mendje. Dhe e njëjta gjë vlen për këngët apo për romanet.

Efektet pozitive

Dhe këtu vijmë tek pika e dytë e rëndësishme. Nostalgjia e hidhur dhe e dykuptimtë është kaq popullore, pasi përjetimi i saj duket se sjell një seri efektesh pozitive. Kjo vërtetohet nga shumë studime. Dhe kjo mund të duket në pamje të parë e çuditshme, pasi jemi duke folur për një gjendje emocionale që nuk është kategorizuar as tek gjashtë (shtatë ose tetë, sipas autorëve të ndryshëm) emocionet kryesore.

Dhe që duke qenë e hidhur (ose nëse preferoni e ëmbël), ka një përbërës të dykuptimësisë.

E megjithatë nostalgjia nxit motivimin e brendshëm, jep energji, stimulon frymëzim, dikton rritjen personale, dhe shton prirjen për të ndihmuar të tjerët. Kjo është vërtetuar nga një hulumtim britanik në vitin 2019.

Nostalgjia është edhe një burim për shëndetin dhe mirëqenien psikologjike. Ajo i jep kuptim jetës. Ajo e kundërshton ndjenjën e vetmisë dhe “rindërton ndjenjën e të qenit i lidhur me të tjerët, e cila është jetike për një gjendje psikologjike optimale”. Ajo përmirëson perspektivën për një plakje të suksesshme.

E gjithë kjo dëshmohet nga një meta-analizë (një analizë krahasuese e rezultateve të shumë studimeve të mëparshme) e kryer në vitin 2013 nga Universitetet e Southemptonit dhe Dakotës së Veriut. Së fundmi, nostalgjia përmirëson vetëvlerësimin, dhe i ndihmon njerëzit të ndjehen më mirë me veten e tyre.

Në përgjithësi, ajo ka një funksion pajtues. Dhe lidhet me të mësuarit dhe konsolidimin e kujtesës. Duke pasur këtë gjë në mendje, nuk është për t’u habitur pse revista “Forbes” këshillon:“Përdorni nostalgjinë, për të përmirësuar rezultatet e biznesit tuaj!”.

Dhe kjo gjë na fton që ti referohemi “kohëve të mira të vjetra”, dhe shijes së hidhur të nostalgjisë, për të “aromatizuar” çdo ofertë tregtare, duke e përfshirë publikun në një nivel emocional, dhe duke evokuar ndjenjat e “sigurisë, rehati dhe besimit”.

Meqë ra fjala:Harvard Business Review e rendit nostalgjinë si një nga 30 gjërat që u pëlqen vërtet konsumatorëve. Duke folur për pandeminë:”Nostalgjia forcon aftësinë për t’u qetësuar gjatë një periudhe stresi”- shkruan “The New Times”, duke cituar psikologen Valentina Stojçeva, e cila shton:”Nostalgjia funksionon si një lloj biberoni emocional!”.

Duke iu referuar atyre që përmenda më lart, është e lehtë të kuptohet arsyeja pse kohët e fundit edhe konsumi i argëtimit, ka pësuar një devijim të rëndë nostalgjik. Sipas një hulumtimi të fundit nga “Nielsen Music”, midis muzikës dhe televizionit “mbi gjysma e përdoruesve kanë kërkuar komoditet tek përmbajtja nostalgjike dhe anëtarët e familjes”.

Pra, nëse edhe juve ju qëllon të dëshironi filma dhe këngë të vjetra, apo të rilexoni librat e adoleshencës tuaj, apo të kërkoni histori që flasin për atë periudhë, mos u shqetësoni:jeni duke zbatuar një strategji efektive të vetë-ndihmës. Dhe më e rëndësishmja, jeni në shoqëri të shkëlqyer. / Nga Annamaria Testa

Etiketa: ndryshe boldnews host domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

20:27 : 04/02/2022
NDRYSHE

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

22:37 : 23/01/2022
BOTA

Gruaja nxjerr shëtitje burrin e lidhur si qen, rrjeti ‘shpërthen’ me kritika (Video)

18:33 : 14/01/2022
NDRYSHE

Mbushi 119/ Ja sekretet e Tanakës, gruas që jetoi nëpër histori

21:34 : 03/01/2022
NDRYSHE

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve/ Çfarë duhet të bëni në 2022, nga telefoni, te ish-i

16:40 : 31/12/2021
BOTA

Çmenduri! Ndalohet për 11 ditë e qeshura dhe alkooli në Korenë e Veriut

16:49 : 16/12/2021
Para

Hafizi bën deklaratën e bujshme: Vllaznia dhe Dinamo bënë “marrëveshje” duke i mohuar Tiranës titullin në vitin 2002

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com