Biznesmenët italianë inskenojnë pengmarrjen, por shqiptarët i shesin tek xhihadistët e vërtetë! Emrat (Foto)

Dy biznesmenë italianë që kishin planifikuar pengmarrjen e tyre të rreme për të përfituar një pjesë të shpërblimit, kanë përfunduar të shitur te luftëtarë të vërtetë ekstremistë.

Autoritetet italiane njoftonin dje se 32 vjeçari Alessandro Sandrini, dhe 60 vjeçari Sergio Zanotti, dukej se e kishin ‘kopsitur’ mashtrimin e tyre në bashkëpunim me tre njerëz të tjerë, dy prej të cilëve shqiptarë.

Tre nga bashkëpunëtorët e komplotit të Sandrini e Zanotti, ishin italiani 54 vjeçar Alberto Zanini, 54, dhe shqiptarët Fredi Frrokaj, 43 vjeç, e Olsi Mitraj, 41, raporton britanikja Metro.co.uk

Grupi bashkëpunues i kishte thënë Sandrinit se do të shoqërohej në një vilë ku mund të shijonte ‘alkool, droga e femra’, tregonin më vonë prokurorët. Por në tetor 2016, ata e çuan atë në Adana, të Turqisë, ku e shitën te grupi terrorist sirian Hayat Tahrir al-Sham.

E njëjta gjë i kishte ndodhur disa muaj më herët dhe Zanotti, i cili ishte shoqëruar në Antioch, të Turqisë. Në të dyja rastet terroristët kishin publikuar foto të rënda të burrave, për të shkaktuar sa më shumë sensacion ndaj paleve paguese të shpërblesës.

Sandrini ishte fotografuar në gjunjë në kominoshe portokalli, me dy ekstremistë të armatosur që e ruanin nga prapa. Militantët dërguan gjithashtu një imazh të Zanotti-t në gjunjë, i cili mbante një veshje të bardhë të gjatë, ndërsa nga prapa një burrë i mbante armën te koka.

LEXO EDHE  Situata në Kosovë, Rama: Serbia do kërkojë falje

Zanotti ishte liruar tre vjet pas shpërndarjes së imazheve dhe tashmë po hetohet për rolin e tij në skemë.

Santrini u lirua një muaj më herët në maj 2019, dhe u arrestua menjëherë pas kthimit në Itali për disa grabitje që dyshohet se ka kryer para pengmarrjes.

Në një deklaratë ku mohonte fajin Santrini thoshte: “Shkova në Turqi me pushime dhe humba rrugën drejt hotelit, duke ecur arrita në Adana. Ndjeva se më vunë diçka në fytyrë, me droguan dhe rashë në gjumë. Kur u zgjova isha në një dhomë me dy burra të armatosur e të maskuar”.

Por pas kthimit, policia italiane dhe ‘Carabinieri’ nisën hetimet ndaj Santrini, i cili u akuzua për mashtrim dhe inskenimin e një krimi. Ish e dashura e tij ka dëshmuar duke thënë se i kishte ofruar €100,000 për të luajtur pjesën e saj në komplot.

Ajo tha për mediat vendase: “Gjatë rrugës për në aeroport ai më thoshte vazhdimisht të qëndroja e qetë, sepse kur të ktheheshim do të kishim shumë para, që do të vinin nga ministria e jashtme, si shpërblim për lirimin e tij”.

Madje para se të largohej nga Italia, burri ishte siguruar që e dashura të luante pjesën me familjen e saj duke i thënë se “€100,000 do të jenë të tuat”./TCh