• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sot takim trepalësh Uashington-Seul-Tokio, Zëri i Amerikës: Ja çfarë do të diskutohet

09:47 : 02/04/2021
në BOTA

“Çdo aspekt i politikës ndaj Koresë së Veriut” do të diskutohet kur këshilltarët e sigurisë kombëtare nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia të takohen të premten, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Ky është takimi i parë trepalësh i këtij lloji që kur Joe Biden u bë president.

Analistët thonë se bisedimet zhvillohen ndërkohë që ekzistojnë dallime të rëndësishme në qëndrimin ndaj Koresë së Veriut mes Uashingtonit, Seulit dhe Tokios.

Provokimet e fundit të Phenianit me lëshimin e raketave, reagimi koreano-verior ndaj koronavirusit si dhe diskutimet e fundit mes Kinës dhe Koresë së Veriut janë në axhendën e takimit, sipas zyrtarit amerikan i cili u tha gazetarëve të enjten se “synimi ynë është të bëjmë një analizë të thellë që të na shërbejë për të udhëhequr procesin në të ardhmen”.

Takimi në Akademinë e Marinës në Anapolis të Merilandit zhvillohet pasi Koreja e Veriut kreu prova me raketa kruz si dhe me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Lexo edhe:

Qeveria si bandë gjobaxhinjsh/ Balluku rikthen koncesionin e anulluar të parkut diellor në Akërni

Trump rrit presionin për tarifat, paralajmëron taksë 10% ndaj vendeve BRICS

“Çdo gjë që bëjmë në drejtim të Koresë së Veriut, ne besojmë se duhet bërë në partneritet dhe në harmoni me Japoninë dhe Korenë e Jugut,” tha zyrtari i lartë i administratës, i cili bëri komente me kusht që të mos identifikohej.

“Nuk pritet që të ketë ndonjë arritje të rëndësishme në Anapolis ose në muajt në vazhdim para zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut,” tha analistja Sue Mi Terry e Qendrës për Studime Strategjike e Ndërkombëtare.

Bisedimet në Akademinë e Marinës pasojnë vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në Japoni dhe Korenë e Jugut. Këto vizita kanë për synim të dëshmojnë se Presidenti Biden po përpiqet të fuqizojë aleancat e Amerikës në Azi, pas tronditjeve të shkaktuara gjatë administratës së mëparshme.

Ish-Presidenti Donald Trump kritikoi Tokion dhe Seulin se po “shfrytëzonin” Amerikën dhe nuk kontribuonin sa duhet për nevojat e veta mbrojtëse nën ombrellën bërthamore të Amerikës.

Trump u përpoq t’u bënte presion të paguanin më shumë Japonisë dhe Koresë së Jugut, dy vende ku Amerika ka një numër bazash ushtarake.

Zyrtari i lartë i administratës tha se bisedimet e së premtes do të përfshinin edhe tema të tjera rajonale me interes të përbashkët, ndër to “situatën tragjike në Mianmar” dhe qëndrimin gjithnjë e më agresiv të Pekinit në Detin e Kinës së Jugut.

“Tre palët duhet të bien dakord dhe të koordinojnë veprimet kundrejt Kinës dhe Koresë së Veriut.

Por problemi qëndron tek Seuli,” tha analisti Duyeon Kim për Zërin e Amerikës.

President koreano-jugor Moon Jae-in shihet si i rezervuar dhe jo i gatshëm për t’u bashkuar me përpjekjet për presion ndaj Kinës, sidomos pasi koordinimi kërkon bashkëpunim të hapur me Japoninë.

“Ndjenjat anti-japoneze janë të forta në radhët e bazës së Moon, aq sa ai nuk mund të bashkëpunojë as për këtë pikë, siç kanë bërë qeveri të tjera konservatore në Korenë e Jugut,” thotë Kim.

Sipas analistëve, Uashingtoni ka shfaqur irritim në rritje lidhur me rezistencën e Seulit ndaj bashkëpunimit me Tokion, për arsye historike, ndërkohë që ka tema serioze aktuale që kërkojnë vëmendje.

Japonia ka qenë në të kalurën kolonizatore e Koresë së Jugut./VOA

Etiketa: tokiouashington

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria si bandë gjobaxhinjsh/ Balluku rikthen koncesionin e anulluar të parkut diellor në Akërni

18:43 : 08/07/2025
BOTA

Trump rrit presionin për tarifat, paralajmëron taksë 10% ndaj vendeve BRICS

22:52 : 07/07/2025
BOTA

Uashingtoni pret sot paradën ushtarake për 250-vjetorin e ushtrisë së SHBA

10:03 : 14/06/2025
BOTA

Gjenden mikrobe të gjalla 2 miliardë vjeçare brenda shkëmbit në Afrikën e Jugut

19:23 : 15/04/2025
BOTA

SHBA, pushohen nga puna qindra punonjës të trafikut ajror

20:04 : 18/02/2025
BOTA

Marco Rubio merr udhëheqjen e USAID

19:06 : 03/02/2025
Para

Armët e sekuestruara dërgohen për ekspertim, dyshime se janë përdorur në disa ngjarje

TË GJITHA

Lëvizje surprizë e Rubin Kazan, Marvin Çuni huazohet te klubi italian

17:53 : 01/08/2025

Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një zjarrfikëse

17:50 : 01/08/2025

Galliani drejt kthimit te Milani, Ja roli i ri me peshë që do të ketë

17:43 : 01/08/2025

Reformat e Gonxhes/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës me VKM të personalizuar

17:32 : 01/08/2025

Analiza: Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

17:25 : 01/08/2025

Atentatet ndaj Durim Bamit dhe Hamza Terziut/ SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

17:21 : 01/08/2025

Vuante nga një sëmundje e rëndë, portieri i Bayern njofton ndarjen nga jeta të djalit 6-vjeçar

17:21 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com