Alimehmeti nxjerr të dhënat e studimit dhe jep lajmin e mirë: Asnjë vdekje nga riinfektimi, vetëm një i shtruar në spital

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, nxjerr të dhënat e një studimi mbi riskun e riinfektimit me koronavirus.

Mjeku thekson se studimi sjell lajme të mira, teksa nuk ka pasur asnjë vdekje nga riinfektimi dhe vetëm një rast shtrimi në spital.

Postimi i Alimehmetit:

“Natyrës i besoj për shkak të ligjeve të qëndrueshme…”

Cit.: Robert Browning (1812-1889)

✅ Lajme të mire mbi riskun e reinfektimeve miqtë e mi!

🇧🇭 Një studim madhor u krye në Qatar dhe vlerësoi gjasat e reinfektimeve në këtë shtet me intensitet të lartë të epidemisë, ku vlerësohet që mbi gjysma e popullatës e ka kaluar infeksionin brenda vitit 2020.

📃 Studimi i kryer nga Universiteti Cornell (Qatar) në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së për Analizimin e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, u publikua në revistën Clinical Infectious Diseases (Oxford) që më 14 dhjetor 2020.

📃 Në total, 133.266 raste me COVID-19 të konfirmuar u morrën në studim.

📃 Reinfektimet:

👉 243 raste (0.18%) me test pozitiv ≥45 ditë pas testit të parë pozitiv, nga të cilët:
👉 35 raste (0.026%) me evidencë të fortë për reinfektim,
👉 19 raste (0.014%) me evidencë të mirë për reinfektim,
👉 26 raste (0.02%) me njëfarë evidence për reinfektim, dhe
👉 163 raste (0.12%) me evidendë të dobët për reinfektim.
📃 Nga 54 rastet me evidencë të fortë ose të mirë për reinfektim:
👉 23 raste (42.6%) u zbuluan në qendra shëndetësore (sugjeron praninë e simptomave).
👉 31 raste (57.4%) u zbuluan rastësisht përmes depistimeve rutinë.

💊 Klinikisht:

✅ Vetëm një reinfektim pati nevojë për shtrim në spital, por doli të nesërmen.
✅ ASNJË VDEKJE E VETME NUK NDODHI NË REINFEKTIME!
✅ Risku i reinfektimit u vlerësua 0.02%!

🙏 Ndryshe mund të themi: mbrojtje 99.98%, që është superiore ndaj efektivitetit të çdo vaksine deri më sot.
🙏 Pra, të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë i ruajmë deri sa të dimë më shumë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

LEXO EDHE  "Rama3", Vasili: Produkt mafioz i 25 prillit