San Marino-Shqipëri/ Ndryshim i minutave të fundit, Laçi zë vendin e Memushajt

Shqipëria ka pësuar një ndryshim në formacion në momentet e fundit, pasi mesfushori Ledian Memushaj ka ndjerë dhimbje dhe nuk mund të luajë.

FSHF njofton se në vend të tij do të aktivizohet mesfushori tjetër, Qazim Laçi, i cili do të jetë krah Keidi Bares dhe Ylber Ramadanit.

Shqipëria përballet me San Marinon prej orës 20:45 trajneri Edy Reja ka zgjedhur për portën Thomas Strakoshën, që rikthehet të luajë pas disa kohësh. Në mbrojtje Ajeti ka marrë vendin e Ismajlit dhe luan krah Gjimshitit dhe Veselit.  Hysaj e Lenjani aktivizohen nga krahët, kurse sulmi i është besuar Brojës dhe Manajt.

San Marino, formacioni zyrtar: Benedettini, Battistini, Fabbri, Simoncini, Rossi, Palazzi, Tomassini, Golinucci, Mularoni, Nanni, Berardi. Trajner: Franco Varrella

LEXO EDHE  Marseille surprizohet nga Lens në “Veledrome”

Shqipëria, formacioni zyrtar: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Laçi, Ramadani, Bare, Manaj, Broja. Trajner: Edoardo Reja