• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

OBSH nuk ofron përgjigje përfundimtare për origjinën e COVID-19

12:38 : 30/03/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Ka të ngjarë që koronavirusi i ri është transmetuar nga lakuriqët e natës tek njerëzit, ose drejtpërdrejt ose përmes një kafshe tjetër, thuhet në një studim të përbashkët për origjinën e virusit që e kanë kryer Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ekspertët kinezë.

Por, raporti i parë nga disa media, përpara publikimi të tij më 30 mars, nuk jep përgjigje përfundimtare për origjinën e pandemisë dhe ndaj tij ka një lloj skepticizmi nga ana e Shtetet e Bashkuara në lidhje me ndërhyrjet e mundshme kineze.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha përpara publikimit të raportit se të gjitha hipotezat mbi origjinën e pandemisë mbetën të hapura dhe kanë nevojë për më shumë studim.

Raporti tha se ka shumë të ngjarë që virusi SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen COVID-19 të jetë transmetuar tek njerëzit nga lakuriqët e natës, përmes një kafshe tjetër. Transmetimi i virusit direkt nga lakuriqët e natës tek njerëzit u konsiderua gjithashtu i mundshëm.

Shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh që virusi SARS-CoV-2 erdhi fillimisht nga lakuriqët e natës, të cilët dihet se mbartin koronavirusë. Një variant i afërt më SARS-CoV-2 është gjetur te lakuriqët e natës.

Lexo edhe:

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëse infektive në botë për 2024-ën

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

Raporti gjithashtu rekomandoi të bëhen hulumtime edhe të kafshëve tjera të egra.

Në dokument gjithashtu thuhet se nuk është i sigurt roli që ka pasur një treg në Vuhan të Kinës ku u identifikuan rastet e para me koronavirus në njerëz në dhjetor të vitit 2019.

Gjetjet e raportit pasqyrojnë kryesisht atë që thanë shkencëtarët e OBSH-së në shkurt pasi kryen një mision – i vlerësuar si i vonuar – në Vuhan për të studiuar origjinën e pandemisë.

Misioni i tyre u shoqërua me polemika dhe tensione midis Shteteve të Bashkuara, të udhëhequra në atë kohë nga ish-presidenti, Donald Trump dhe Kinës rreth asaj se si filloi pandemia.

Ka pasur gjithashtu dilema rreth asaj se sa iu ka ofruar qasje në informacione Kina këtyre hetuesve.

“Ne kemi marrë shqetësime reale në lidhje me metodologjinë dhe procesin që u përfshi në atë raport, duke përfshirë faktin se qeveria në Pekin me sa duket ndihmoi për ta shkruar atë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një intervistë për CNN.

Dr. Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se ai do të donte të shihte së pari informacionin e papërpunuar të raportit përpara se të vendoste për besueshmërinë e tij.

Koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19 u paraqit për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019. Që nga ajo kohë vendet në botë kanë marrë masa të ashpra izolimi për të parandaluar përhapjen e tij. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins me seli në SHBA, në të gjithë botën janë infektuar 127.643.380 njerëz, prej të cilëve 2.792.005 kanë vdekur.

Shifrat besohet të jenë më të larta./REL

Etiketa: OBSHvirusi

Lajme të lidhura

SHENDETI

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëse infektive në botë për 2024-ën

08:36 : 13/11/2025
BOTA

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025
BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

OBSH ngre alarmin: Dhjetëra fëmijë të vdekur nga disa shurupe toksike

15:35 : 14/10/2025
BOTA

OBSH paralajmëron: Miliona jetë rrezikohen nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

19:51 : 13/10/2025
BOTA

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

10:11 : 13/10/2025
Para

Italia planifikon karantinë për udhëtarët nga vendet e BE-së

TË GJITHA

EMRAT/ Gjobë 500 mijë euro, 3 të arrestuar për tritolin në Kamëz

10:52 : 16/11/2025

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi dhuroi shkollën e qytetit tek oligarkët për resort

10:39 : 16/11/2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com