• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Ordiner, karikaturë e Ramës, shpifës’/ Gjekmarkaj-Patozi sherr në studio

23:46 : 29/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Teksa po diskutonin mbi ideologjitë politike, kryesisht ato të majta e të djathta, mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, dhe kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozit, u prodhua një debat në emisionin “Real Story”, në News24, ku nuk munguan as fyerjet.

Patozi pretendoi se Gjekmarkaj në 2017-ën i është ankuar kryeministrit Edi Rama për mos përfshirjen në listat e Partisë Demokratike. Kjo u mohua plotësisht nga Gjekmarkaj, i cili e konsideroi këtë pretendim si të pavërtetë, duke e cilësuar Patozin një shpifës, mashtrues dhe ordiner.

Pjesë nga debati:

Patozi: Në 100 vjet rresht nuk kam asnjë njeri të rreshtuar majtas, por kjo nuk do të thotë që nuk kam respekt për të majtën. E majta në Shqipëri është një faktor i rëndësishëm politik.

Gjekmarkaj: Tani ti mendon se je më i djathtë se unë?

Lexo edhe:

‘Ndalojeni eksitimin e ministreve’/ Duma: Deklarata e Berishës ishte skandaloze, por …

Vetting për politikanët? Gjata: SPAK dështoi me gjyqtarët, e pamundur ta bëjë me politikanët

Patozi: Jo mo jo, ti je më i djathtë se të gjithë të tjerët. Si mund të jem unë më i djathtë se ti mor burrë?

Gjekmarkaj: Mendon se je më i djathtë se unë nga pikëpamja historike?

Astrit Patozi: Agron, në vitin 2017 ke qenë legjendë urbane, sepse i shkruaje mesazhe cdo ditë, e zgjoje nga gjumi Edi Ramën, dhe i qaje hallet për Luolzim Bashën, që të kishte lënë jashtë listës dhe kishe hallin e Dekanit. Ky është një fakt.

Agron Gjekmarkaj: Kjo është diskutim banal, prej një njeriu ordiner, që po shpif, po gënjen. Mos më drejto gishtin, mos më bëj shenja prej gishti, prej cubi, se s’të llogaris fare për burrë, mos shpif, mos gënje. Mesazhet e Edi Ramës haji dhe piji vetë. Unë s’e kam për turp, me Edi Ramën kam pirë dhe verë. Unë i kam pasur hapur me të gjithë marrëdhëniet, sepse kam qenë analist. Mos m’u hiq si garip sepse s’më impresionon për asgjë.

Patozi: Të gjithë jetën time s’kam qenë kurrë garip, kam respektuar shumë njerëzit e shtypit, edhe kur s’e kanë merituar. Por tani s’je në rolin e një analisti, por në rolin e një politikani të keqpërdorur prej shumë vitesh. Mua ti Agron nuk më bën dot…

Agron Gjekmarkaj: Nëse kam çuar mesazh Edi Ramës, ku e din ti, të ka thënë Rama?

Patozi: Po cfarë rëndësie ka tani.

Gjekmarkaj: Jo, ka rëndësi, mos shpif në këtë mënyrë se është ordinere kjo që bën ti.

Astrit Patozi: Për atë që thashë mbaj përgjegjësi, sepse është e vërtetë.

Agron Gjekmarkaj: Ti je i pacipë, je i pacipë morë burrë, si flet me këtë gjuhë, të të vijë turp. Ti po përdoresh në mënyrën më të pistë.

Astrit Patozi: Ti Agron do të bësh atë që ju bëni në Elbasan, sepse ti kërkon patjetër që të krijosh një sherr, të bësh përplasje. S’ta jep garanci.

Agron Gjekmarkaj: Ti po shpif mor zotëri, ti gënjen në mënyrën më të pacipë, sepse je garuzhdja e Edi Ramës në opinionin publik. Është e drejta jote, por unë s’të lejoj të gënjesh për imazhin tim. Kush je ti ta bësh. Je një gazetar mediokër.

Astrit Patozi: Kohën time ta marri ky.

Agron Gjekmarkaj: Ti ke hyrë si anonim në politikë, PD të ka dhënë emrin, ke emrin Astrit Patozi.

Astrit Patozi: Mjafton të flasë ky, kjo është Partia Demokratike.

Agron Gjekmarkaj: Ju jeni karikatura të Edi Ramës. Ti je njeriu që ke ardhur për të shpifur e gënjyer. Të të vijë turp. Si shpif në këtë mënyrë, si s’të vjen turp.

Astrit Patozi: Skema e Elbasanit është që po u zunë dy veta, perceptimi që krijohet thuhet se e kanë fajin të dy palët. Unë s’ta jap këtë shans, do të mbroj pikëpamjet e mia.

Agron Gjekmarkaj: Ti mbro veten dhe pikëpamjet e tua, por nos shpif, mos shpif mor zotëri.

Astrit Patozi: Ti je i njëjti person. Mjafton të marrësh vetëm gjërat që ke thënë e shkruar, lëri mesazhet se janë gjë tjetër.

Agron Gjekmarkaj: Do them ndonjë fjalë që se mban dot. Je ordiner mor burrë. Është turp, është skandal. Si shpif në këtë mënyrë.

Etiketa: politike boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Ndalojeni eksitimin e ministreve’/ Duma: Deklarata e Berishës ishte skandaloze, por …

20:03 : 17/02/2022
AKTUALITET

Vetting për politikanët? Gjata: SPAK dështoi me gjyqtarët, e pamundur ta bëjë me politikanët

16:46 : 20/10/2021
AKTUALITET

Deputeti shqiptar në parlamentin serb: Vendimi i Kosovës i drejtë, duhet presion …

20:34 : 21/09/2021
AKTUALITET

Krijimi i agjencisë së Propagandës/ Gjekmarkaj: Rama ndërtoi dhe kolonat ku mbahet tempulli i gënjeshtrave

21:46 : 18/09/2021
AKTUALITET

Çim Peka: Basha po kërkon justifikim të bëhet bashkë me Ramën

21:57 : 30/08/2021
AKTUALITET

‘Shame on them’/ Dhoma e përmbaruesve i kërkon llogari Ramës: Po për Ministrinë e (Drejtësisë) Plehrave pse nuk fole

21:11 : 26/08/2021
Para

Sa kohë do të duhet për të vaksinuar gjithë botën kundër Covid-19?

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com