Belen Rodriguez flet e përlotur për të shkuarën: U nisa në Itali me 180 euro në xhep…

Belen Rodriguez la Argjentinën shumë vite më parë dhe familjen e saj në përpjekje për të gjetur fatin në Itali. Rodriguez filloi si modele dhe më pas u bë pjesë e televizionit, ku u bë e njohur duke marrë pjesë në një reality show.

Duke folur për fillimet e saj dhe largimin nga Argjentina, teksa ishte e ftuar tek “Domenica In”, Belen nuk mundi t’i përmbante emocionet, aq sa prezantuesja Mara Venier u detyrua të japë reklamat për të dalë nga situata.

Sa herë që vendos të largohesh, pa marrë parasysh sa e vogël je dhe del nga shtëpia me pak para … Më falni (për emocionet), jam shtatzënë“,- tha Rodriguez para se të shpërthente në lot.

Ëndrra e saj ka qenë gjithmonë të hynte në showbizz. Që kur ishte fëmijë ajo synoi të bëhej një yll dhe kështu, duke parë që në vendin e saj nuk mund të gjente mënyrën e duhur për të arritur aty ku dëshironte, vendosi të mbledhë gjërat e saj dhe të shkojë në Itali në kërkim të fatit

LEXO EDHE  "Miku im u bë impotent pasi bëri vaksinën"/ Nicki Minaj-n e ftojnë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar

Duke filluar pa para, me 180 euro në xhep, nuk e dija kur do t’i mblidhja përsëri paratë për t’u larguar. Situata në Argjentinë ishte e vështirë“,- tha Belen, duke kujtuar se dëshira për t’u larguar nga vendi i saj ishte më e fortë se çdo melankoli dhe ngurrim. Dhe ishte zgjedhja më e mirë për karrierën e saj.

Herën e parë që u largua nga Argjentina, Belen ishte 19 vjeç.

Unë sakrifikova adoleshencën time, nuk pata një adoleshencë si vajzat normale“,- u shpreh ajo.

Megjithatë Italia i ofroi një karrierë të suksesshme. Aktualisht, Belen Rodriguez dhe partneri i saj i ri, Antonino Spinalbanese janë në pritje të një vajze. Ky është fëmija i dytë i argjentinases së famshme, e cila ka edhe një djalë nga martesa e parë me balerinin italian, Stefano De Martino.