Merr flakë makina në ecje! Detajet

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje më Fier. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Jeep” me drejtues shtetasin A. J. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

LEXO EDHE  Basha: Rama pjesë e projektit të ‘Novisadit’, Shqipëria e ka të ardhmen në BE e jo në Serbi

Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.