• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi nga Elbasani: Ndryshimi me 25 prill për tregun e lirë me taksa të ulëta dhe qeveri miqësore

16:26 : 25/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin u takua me disa gra sipërmarrëse, që nga biznesi i vogël e deri tek ai fason dhe i eksporteve, ku dëgjoi shqetësimet e tyre për vështirësitë dhe barrën e madhe fiskale që kanë.

“E di që është e vështirë të bësh biznes në Shqipëri, aq më tepër nga një grua. Situata ka shkuar aty ku nuk mban më. Ka biznese që jo vetëm nuk fitojnë më, por dalin me humbje dhe e mbajnë aktivitetin për hir të investimeve të shumta që kanë bërë. Ne do të krijojmë një lehtësim të madh fiskal. Për biznesin e vogël do të jetë vetëm 0.5 përqind e xhiros, dhe pulla në xham që tregon shlyerjen, do të mbajë larg tatimorët. Do të kemi për gjithë biznesin lehtësim dhe përkrahje, duke ulur barrën e sigurimeve, çmimin e energjisë. Do të ndalim për një vit sulmin e inspektorëve që lëshohen si hienat dhe përveç dëmit financiar, shkaktojnë edhe probleme psikologjike tek sipërmarrja”, u shpreh Bardhi.

Bruna drejton një fasoneri, dhe shprehet se rritja e taksave e ka vështirësuar shumë aktivitetin. Ajo shton se rritja e pagës minimale e pashoqëruar nga qeveria me mbështetje ose lehtësime, i ka shtuar me 50 përqind kostot e saj.

Gledis ka një rrobaqepësi, të cilën tashmë e mban vetë, pasi nga rënia e punës dhe shtimi i kostove është detyruar të largojë nga puna gratë që kishte marrë aty. Ndërhyrjet e bashkisë në rrugë e kanë vështirësuar edhe më shumë. Ajo thotë se e hap dyqanin disa orë vetëm se i dhimbset investimi që ka bërë.

“Humbja e vendeve të punës është një kosto për të gjithë, sepse ata që hidhen në rrugë, do të duhet të futen në skemat e ndihmës sociale”, u shreh Bardhi.

Lexo edhe:

Vettingu i politikanëve/ Bardhi sqaron se si do të funksionojë nisma e PD

Bardhi: Rama kampion i mashtrimeve

Pranvera ka një dyqan të vogël fruta perimesh dhe shprehet se aty del vetëm sa për të mbajtur një person. Ankohet për taksat vendore dhe presionin e policisë bashkiake, dhe nëse nxjerr një kuti jashtë shkojnë e i kërkojnë lekë.

“Kanë rritur taksat dhe tarifat, kanë fryrë buxhetet po çfarë i kanë bërë paratë? Në rast se do i kthenin mbrapsht në shërbime, gjysma e së keqes, por i kanë bërë paga për punonjës që rrinë kot, por u duhen tani vende pune para zgjedhjeve”, u shpreh Bardhi.

Kjo është tronditëse sipas Brunës, e cila ka një kompani të madhe eksporti, por thotë se i nënshtrohet një terrori kontrollesh, deri në 17 herë në vit. Ajo thotë se administrata është fryrë vetëm me njerëz që pinë kafe, me mijëra filxhane kafeje kudo në zyra.

Klodiana që ka një moblieri ankohet për pabarazinë dhe konkurencën e pandershme. Ajo shprehet se nuk ka garanci, dhe çdokush mund të futet në këtë sektor, të pastrojë paratë e pisëta, ndërkohë që ata që punojnë me ndershmëri e vuajnë në kurriz.

Gazment Bardhi u shpreh se duhet rezistencë edhe ditët që kanë mbetur, pasi me 25 Prill ndryshimi do të vijë, dhe biznesi e sipërmarrja do të kenë qeverinë në krah që do i mbështesë. Biznesi rrit ekonominë dhe ndihmon në zhdukjen e varfërisë në Elbasan e kudo.

Etiketa: bardhi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vettingu i politikanëve/ Bardhi sqaron se si do të funksionojë nisma e PD

21:32 : 21/10/2021
AKTUALITET

Bardhi: Rama kampion i mashtrimeve

20:30 : 16/09/2021
AKTUALITET

Bardhi: Fermerët nuk duan as privilegje dhe as aeroport, por …

21:42 : 03/04/2021
AKTUALITET

Bardhi me ‘Shoqatën e Gjuetarëve’: Moratoriumi kombëtar 8-vjeçar i paligjshëm, për të fshehur kanabisin

17:24 : 30/03/2021
AKTUALITET

Bardhi: Qeveria i ka braktisur qytetarët, zero investime për bujqësinë

21:04 : 12/03/2021
AKTUALITET

Bllokimi i rrugëve/ Bardhi: Rama i mashtroi sërish shqiptarët, i la në mes të acarit

21:48 : 13/02/2021
Para

Sot luhet Gjermani-Islandë, dy futbollistë futen në karantinë

TË GJITHA

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

23:00 : 11/05/2025

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com