• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimet e opozitës, Noka: Po ngjallet shpresa, synojmë njëzet mandate në Tiranë

21:32 : 23/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

“Rilindja është zero është e pashpresë, ndaj përpiqet të shtrëngojë situatën me komitetin e partisë që e quan komiteti teknik”.

Kështu deklaroi ish-deputeti dhe kandidati i PD në Tiranë Flamur Noka në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24. Noka komentoi dhe takimet e PD me qytetarët, të sulmuara nga maxhoranca e cila deklaron se po shkelen masat kundër COVID-19. Ai tha se këto takime tregojnë se ka shpresë tek opozita.

“Shpresa në këtë vend po ngjallet sepse ka qenë e vrarë dhe nuk ka gjë më të mirë kur shikon që ka shpresë. Nuk ka gjë më të mirë kur shikon që shpresa është tek opozita dhe kjo gjë duhet të përshëndetet. Distancimi është një gjë për të cilën opozita ka bërë thirrje”, tha ai.

Sa i përket vendimit të KAS për listën e PD, Noka deklaroi se nuk ka të bëjë me shkeljen e ligjit, por me mundësinë që një forcë politike të ketë një rezervë njerëzore.

“Ligji kërkon një numër kandidatësh të caktuar sipas zonave zgjedhore. Nëse një forcë politike ofron më shumë emra nuk ka të bëjë me shkeljen e ligjit, por me mundësinë që forca politike ka për të pasur një rezervë njerëzore. PD ka potenciale të pafundme për fushatën sot dhe qeverisjen nesër, ndryshe nga maxhoranca që është e shteruar”, tha ai.

Lexo edhe:

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

Noka theksoi më tej se opozita, PD synon më së pakti 20 mandate në Tiranë. “Maxhoranca maksimumin e saj që ka parashtruar në fillimin e fushatës ka qenë 18. Hera e parë që ka një synim kaq të ulët, sepse ata e dinë shumë mirë që janë në prag të një disfate. Askush më, qytetar i denjë i Tiranës nuk beson më tek rilindja. Rilindja është e dështuar, është një i vdekur i pakallur.
Numri që PD ka të sigurt në Tiranë, është numri 20. Të diskutosh për numra më poshtë 20 është si të luash me të paluajturën”, u shpreh ai.

Sa i përket renditjes së tij, i 14-ti në Tiranë, Noka deklaroi se nuk ka asnjë rëndësi numri apo renditja, por fitorja e së mirës mbi të keqen.

“Kam një investim jetësor në këtë forcë politike dhe për mua nuk ka qenë e rëndësishme as numri as vendi, e rëndësishme që të mbizotërojë e mira mbi të keqen. Nuk kam asnjë lidhje me hatërmbetjet. Për mua është një gjë thelbësore, fitorja e së mirës ndaj së keqes, fitorja e PD. Më i rëndësishëm se vendi është e rëndësishme të triumfohet mbi këtë të keqe që ka kapluar vendin.

Ka qenë një kërkesë e imja, në bashkëpunim me kryetarin e partisë sepse Tirana është fushëbeteja kryesore e opozitës. Në këtë aspekt roli im dhe kontributi do ishte shumë më domethënës. Edi Rama e ka vrarë shpresën në këtë vend. Është PD dhe opozita që po ngjall shpresën. S’mund të flasë për shpresën ai që përzuri 500 mijë shqiptarë. Do të thotë që ti po e përdhunon këtë popull. Ai që mund të flasë për shpresën është Lulzim Basha dhe opozita”, deklaroi Noka.

Etiketa: nokaTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

19:51 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë

12:16 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Me armë poshtë sediljes së makinës, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

11:26 : 18/10/2025
AKTUALITET

Pallati që po “ha” pallatin tjetër! Ndërtimi i kompanisë së preferuar të Bashkisë Kamëz rrezikon dhjetëra familjeve

21:32 : 17/10/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri një hotel në Tiranë

21:30 : 17/10/2025
Para

Vendimi i KAS/ Bylykbashi: I drejtë! Paralajmëron debatin e radhës

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com