• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shumica të dëbuar/ KQZ i çoi për verifikim, çfarë kanë deklaruar kandidatët në formular

18:47 : 22/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Zbardhen formularët e dekriminalizimit të 12 kandidatëve për deputetë të cilët do dërgohen për verifikim të thelluar.

Emri më i përfolur në listë është kandidati i PSD, Tom Doshi, një emër për të cilin ka pasur reagime të shpeshta edhe nga ambasada amerikane në vendin tonë. Doshi ka deklaruar në formular se ka qenë i dënuar më parë në vendin tonë, ndërsa ka mohuar të ketë qenë i dënuar në ndonjë shtet të huaj. Doshi thotë se aktualisht nga asnjë masë shtrënguese të sigurisë në fuqi ndaj tij, duke plotësuar në formular se detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe arresti shtëpiak janë revokuar.

Ai thekson se Gjykata e Lartë në Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” në vitin 2015, ndërsa pak muaj më vonë po kjo gjykatë e ka lënë në detyrim paraqitje. Tom Doshi shprehet se nuk është dëbuar nga ndonjë shtet i huaj, ndërsa në listën e shteteve ku ka jetuar përmend Australinë dhe Gjermanin për bashkëjetesë me familjen dhe arsye emigracioni.

Ndërkohë në radhët e socialistëve për verifikim është dërguar kandidati i listës së Durrësit i cili ka deklaruar në formular se ka ndërruar njëherë emrin, dhe më herët ka mbajtur edhe emrin Ergi Bitri. Ai ka deklaruar se nuk është dënuar apo hetuar asnjëherë për ndonjë vepër penale. Bitri është dëbuar nga Italia, dhe thekson se arsyeja ka qenë mungesa e dokumentacionit. Bitri është dëbuar nga autoritetet e Napolit në vitin 2002 dhe masa e dëbimit ndaj tij ka qenë në fuqi deri në vitin 2012, shkruan abcnews.al.

Halim Dauti, kandidati socialist në qarkun e Kukësit në radhën e personave që do dërgohen për verifikim të thelluar, ka deklaruar se nuk është dënuar apo hetuar ndonjëherë. Por ashtu sikurse Bitri edhe Dauti është dëbuar nga një shtet i huaj, konkretisht nga UK, në 16 Tetor 2013, ku thotë se ishte zhvendosur për arsye emigracioni.

Lexo edhe:

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

Ndërsa Leonard Beqiri, kandidat i PS në qarkun e Vlorës shprehet se nuk është dënuar asnjëherë në vendin tonë, por ka qenë i hetuar nga autoritetet gjermane për shkak se dyshohej se ka deklaruar emër të rremë në formularin e garancisë për viza ndaj familjarëve. Sipas Beqirit kjo çështje tashmë është pushuar dhe pas verifikimeve është konfirmuar që familjarët e tij kanë ndryshuar mbiemrin në vitin 1992 dhe kjo ka sjellë dyshime mbi deklarimin e tij.

Nga ana tjetër në listën e kandidatëve të PD që janë në listën e emrave që do dërgohen për verifikim të thelluar është Agron Kapllanaj i cili ka mbajtur më herët postin e kryetarit të Bashkisë Mallakastër. Ai përmend dënimin në shtetin italian në vitin 1995, shkruan abcnews.al.

Në listë në radhët e PD, është edhe Gentjan Muça, ish-futbollist. Ai thotë se nuk është dënuar asnjëherë më parë. Muça shprehet se është dëbuar nga Gjermania për shkak të shkeljes së vizës studentore.

Rezeart Tusha, kandidat i selisë blu në qarkun e Durrësit ka deklaruar se nuk është dënuar apo hetuar asnjëherë. Tusha është dëbuar nga Zvicra në vitet 1994-1995, kur i është komunikuar sipas tij se i ka mbaruar leja e qëndrimit në këtë shtet. Tusha shprehet se ka qenë në hetim po nga autoritete zvicerciane për arsye emigracioni.

I fundit në listë në radhët e PD, është Zef Hila, kandidat në qarkun e Shkodrës. Hila nuk ka deklaruar asnjë shkelje në formularin e vetëdeklarimit duke listuar arritjet në politikë në qarkun ku synon një mandat deputeti, raporton abcnews.al.

LSI, ka vetëm një kandidat në listën e emrave që do dërgohen për verifikim të thelluar. Është fjala për Arbër Arifajn i cili synon një mandat në qarkun e Kukësit. Ai thotë se nuk është hetuar apo dënuar ndonjëherë, por është dëbuar nga shteti francez si azilkërkues, ku si arsye përmend mungesën e dokumentacionit.

Përveç Tom Doshit në radhët e socialdemokratëve, për verifikim është dërguar edhe Kleo Murataj. Ai ka deklaruar një hetim në Hannover, por shton se arsyet nuk i kujton pasi kanë kaluar shumë kohë. Murataj përmend edhe një dënim nga Gjykata e Tiranës për të cilin, shprehet se nuk e mban mend me të njëjtin arsyetim: Ka kaluar shumë kohë.

Në “lupën” e verifikimit të thelluar do të jenë dy kandidatë nga koalicioni ABEOK, Altin Gjeloshaj dhe Elsa Voka. Voka ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë. Ajo është dëbuar nga Gjermania pasi është refuzuar azili për mungesë dokumentacioni, në vitin 2015. Në jetëshkrimin e saj, Voka shprehet se ka arsim të mesëm dhe 16 vite eksperiencë pune, duke përmendur një kualifikim për stiliste mode. /Abcnews/

Etiketa: formularekandidateKQZ

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

20:52 : 10/10/2025
AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

20:40 : 07/10/2025
AKTUALITET

Brunilda Mersini do garojë për Bashkinë e Vlorës, ja kush do e zëvendësojë në Kuvend

19:31 : 07/10/2025
Para

Covid në Itali, 13446 raste të reja dhe 386 viktima në 24 orët e fundit

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com