• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosova me ‘Qeveri të re’, Albin Kurti zgjidhet kryeministër me 67 vota

21:08 : 22/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Me 67 vota, Parlamenti i Kosovës, miratoi në një seancë të jashtëzakonshme qeverinë e re të Kosovës, që do të drejtohet nga kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Albin Kurti, i cili të mërkurën bëhet 46 vjeç, qe zgjedhur kryeministër në qeverinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës në shkurt të vitit 2020, pas zgjedhjeve të tetorit të vitit 2019.

Qeveria e tij u bë qeveria më jetëshkurtër në Kosovën e pasluftës. Përballja me pandeminë e COVID-19, dallimet rreth qasjes së institucioneve ndaj saj dhe posaçërisht mospajtimet rreth qasjes ndaj bisedimeve me Serbinë, u shndërruan në shkas lufte politike dhe më 25 mars ajo u rrëzua më një mocion mosbesimi të ngritur nga Lidhja Demokratike.

Në paraqitjen e tij të hënën në parlament ai tha se shëndetësia, arsimi dhe drejtësia do të jenë përparësi të punës së kabinetit të tij.

Zoti Kurti tha se sfida kryesore është përballja me pandeminë e COVID-19.

Lexo edhe:

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

“Pa humbur kohë, me ministrin e ri të Shëndetësisë, do të fillojmë një plan për vendosjen nën kontroll të COVID-19 me masa të cilat ulin numrin e rasteve të reja dhe që çojnë drejt eliminimit të rasteve me vdekje. Brenda vitit synojmë sigurimin e vaksinave për 60 për qind të popullsisë që do të sigurojë imunizim të mjaftueshëm për të filluar gradualisht kalimin në normalitet”, tha zoti Kurti.

Ai radhiti me tej vetingun në drejtësi dhe reformat në arsim si pjesë të rëndësishme të punës së kabinetit të tij, ndërsa theksoi se Kosova ndërsa derisa punon në reforma të brendshme do të reformojë edhe qasjen jashtë vendit.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kompromiset që janë kërkuar e që kanë qenë të dëmshme tashmë janë bërë me pakon e (Martti) Ahtisarit si çmim i paguar për shpalljen e pavarësinë. Asnjë kompromis tjetër nuk mund ta bëjmë e nuk do ta bëjmë”, tha Kurti, duke nënvizuar se orientimi i Kosovës është i qartë – aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi transatlantik.

Lidhur me bisedimet me Serbinë ai tha se “prioritet në këtë dialog është zgjidhja e fatit të personave të zhdukur. Kemi 1.640 persona të zhdukur. Serbia nuk ka dënuar kënd për këtë krim. Në poligonin e qitjes në Batajnicë ku janë zhvarrosur 744 shqiptarë, nuk ka asnjë pllakë përkujtimore apo diçka që shënon se aty kishte një varrezë masive. Por, jemi të vetëdijshëm që afër një e treta e të zhdukurve, fati i të cilëve nuk është zbardhur ende, nuk janë shqiptarë. 22 vjet pas luftës të gjitha familjet duhet të dinë të vërtetën për familjarët e tyre që të mbyllin plagët e hapura dhe që ne si shoqëri të fillojmë të shërohemi. Asnjë progres nuk mund të bëhet në asnjë fushë tjetër nëse nuk ka progres në këtë fushë”, tha ai.

Zoti Kurti tha se Kosovës i duhen bisedimet për të siguruar kthimin e “afër 3 miliardë euro të pensioneve të vjedhura nga Serbia; për kthimin e mbi 400 milionë eurove të vjedhura nga keqpërdorimi i energjisë elektrike, për adresimin e dëmeve të luftës, për borxhet e për sukcesionet”.

Sipas tij Kosovës i duhen bisedime që zgjidhin problemet ekzistuese e jo që krijojnë probleme të reja.

“Pa njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur dhe pranimin e të vërtetës nga ana e Serbisë nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes dy popujve dhe mes dy shteteve. Prioritet i imi është normalizimi i Kosovës, zhvillimi e demokratizimi i saj, drejtësia për të e tek ajo. Le të normalizohet edhe Serbia duke u ballafaquar me të kaluarën e saj dhe duke u demokratizuar. Ne e kemi shpallur dy herë pavarësinë e Kosovës nga Serbia, më 2 korrik 1990 dhe më 17 shkurt 2008. Është mirë që edhe Serbia ta shpallë pavarësinë e saj nga Kosova, e të bashkëpunojmë për BE dhe NATO, në BE dhe në NATO”, tha ai./ VOA/

Etiketa: kosovekryeministerKurti

Lajme të lidhura

RAJONI

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës

11:56 : 25/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
RAJONI

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

11:56 : 24/07/2025
BOTA

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

10:56 : 24/07/2025
Para

Qeveria e re, Hoti uron Kurtin: Pres që të sillet me përgjegjësi

TË GJITHA

Arrestohet 64-vjeçari, i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël të Fierit

13:13 : 26/07/2025

Belshi pa energji elektrike në ditën më të nxehtë

13:07 : 26/07/2025

OKB: Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim, furnizimet ajrore janë të pamjaftueshme

13:06 : 26/07/2025

Zyrtare/ Flamurtari bëhet “i frikshëm”, transferon lojtarin që vlen 600 mijë euro në treg

12:43 : 26/07/2025

Korçë/ Arrestohet 24-vjeçari maroken që ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri

12:42 : 26/07/2025

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e babait në Fier! Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

12:27 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com