• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Liberalizimi i vizave, Von-Cramon: Kosova duhet të bindë Francën

08:51 : 20/03/2021
në POLITIKE, RAJONI

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont as këtë vit. Pandemia dhe zgjedhjet në disa shtete evropiane, pritet ta pamundësojnë vendimmarrjen e Këshillit të BE-së, për lëvizjen e lirshme të kosovarëve në zonën shengen.

Megjithatë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon i kërkon qeverisë së ardhshme të punojë dhe përfshihet në dialog me vendet skeptike për t’i bindur se meriton liberalizimin e vizave.

Në një përgjigje për KosovaPress, ajo thotë se më e rëndësishmja që të bindet është qeveria franceze.

“Liberalizimi i vizave është në dorën e Këshillit: Janë vendet anëtare të BE-së ata që do të duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave. Sidoqoftë, nuk do të thotë që Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë asgjë. Rruga përpara është të sigurohemi që Qeveria e Kosovës të përfshihet në një dialog me ato shtete anëtare, të cilat janë skeptike për momentin.

Më e rëndësishmja, qeveria franceze duhet të bindet se Kosova është e gatshme për liberalizimin e vizave. Ata duhet të sigurohen që çdogjë që Franca ose shtetet e tjera anëtare do të kërkojnë mund të adresohet nga autoritetet kosovare, nëse mund të përcaktojnë aspekte të caktuara pse hezitojnë deri më tani, Kosova duhet t’i përmirësojë këto aspekte”, thotë ajo në një përgjigje për KosovaPress.

Lexo edhe:

Franca në protestë masive/ 800,000 njerëz kundër shkurtimeve të buxhetit dhe rritjes së moshës së pensionit

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

Të pashpresë se liberalizimi i vizave do të ndodh gjatë këtij viti janë edhe njohësit e integrimeve evropiane.

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha rendit për KosovaPress disa prej arsyeve pse e sheh të pamundshme një gjë të tillë.

“Për dy arsye nuk prej ndonjë progres sa i përket liberalizimit të vizave në vitin 2021. Arseja e parë është pandemia dhe duhet të njohim faktin se jetojmë me një realitet të ri politik…Duhet të njohim faktin se ka zgjedhje në vende të BE-së, respektivisht Holandës dhe Gjermanisë. Këto zhvillime politike do të pengojnë ndonjë vendim sa i përket hapjes së kufijve me vendet e treta. Në veçanti në kohë të pandemisë…Nuk shoh po thuajse asnjë mundësi që të ketë liberalizim të vizave në vitin 2021”, deklaron ai.

Ndërsa, Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim (D4D) thotë se kjo çështje varet edhe nga presioni që mund të bëjë qeveria e ardhshme Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian është vonuar sa i përket liberalizimit të vizave. Mendoj që kjo do të varet edhe nga qeveria jonë sa do të bëjë presion për këtë çështje. Nuk mendoj që duhet t’i mbajmë shpresat tek Portugalia, apo një shtet tjetër. Por duhet të ngritëm këtë çështje në mënyrë të vazhdueshme. Mendoj që është obligim i qeverisë në ardhje ta mbajë lartë në listën e prioriteteve këtë çështje…Duke marrë parasysh Covid 19, problemet me vaksina, me udhëtime, gjithashtu edhe problemet politike nga Franca, Holanda dhe Danimarka nuk mund të presim diçka pozitive”, thotë ai.

Edhe vetë mekanizmat evropianë e kanë konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim, por për të ndodhur kjo, secili nga shtetet anëtare të BE në Këshillin Evropian, duhet ta konfirmojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Prej muajit janar udhëheqjen e Këshillit e ka marrë Portugalia.

Ndërkohë, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Shengen

Etiketa: FrancaKosovavon cramon

Lajme të lidhura

BOTA

Franca në protestë masive/ 800,000 njerëz kundër shkurtimeve të buxhetit dhe rritjes së moshës së pensionit

14:57 : 18/09/2025
BOTA

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025
RAJONI

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

19:56 : 17/09/2025
RAJONI

Rubin mbyll dëshminë në Hagë: Ishte privilegj të flas për UÇK-në

12:54 : 17/09/2025
BOLD BLOG

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste” !

10:46 : 16/09/2025
RAJONI

SHBA mesazh Kurtit: Na duhet një partner në Kosovë që nuk sjell destabilitet

19:46 : 15/09/2025
Para

Tërmeti i fortë godet Meksikën

TË GJITHA

EMRI-VIDEO/ I riu kapet në autostradën Tiranë-Durrës me mbi gjysmë kilogrami kokainë

09:02 : 20/09/2025

12 minuta tension në qiellin e Estonisë, si avionët italianë i shmangën incidentet

08:50 : 20/09/2025

Sarandë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

08:42 : 20/09/2025

“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

08:30 : 20/09/2025

Këmbimi valutor 20 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:17 : 20/09/2025

Moti i kthjellët dhe me vranësira të pakta, njihuni me parashikimin për ditën e sotme

08:07 : 20/09/2025

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com