• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Europa po i afrohet moshës së tretë, Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta

23:21 : 16/03/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Si kurrë më parë në historinë demografike të Europës, popullsia mbi 65 vjeç shumë shpejt do të jetë më e lartë se ajo nën 15 vjeç.

Moshimi i popullsisë në BE ka nisur prej gati gjysmëshekulli, në Shqipëri po ndodh me ritme shumë më të shpejta. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2020 rreth 20.6% e popullsisë së BE ishte mbi moshën 65 vjeç ose më shumë.

Në raport me vitin 2010, popullsia mbi 65 vjeç u rrit me 3 pikë përqindje. Ndërsa në Shqipëri, ky proces po ndodh shumë më shpejt. Nga viti 2016 deri në vitin 2020, popullsia mbi 65 vjeç në Shqipëri u rrit me 2 pikë përqindje

Sipas të dhënave të Eurostat, në grafikun bashkëngjitur, Shqipëria ka ende një popullsi të re në moshë në raport me Europën, pasi njerëzit mbi 65 vjeç ishin sa 14.7% e popullsisë totale. Në vendin tonë, rajoni më i plakur është ai i jugut të vendit, ku njerëzit mbi 65 vjeç zënë 15% të totalit të popullsisë totale në këtë rajon. Rajoni i Qendrës ka përqindjen më të ulët të +65 vjeç me 14.5% të popullsisë totale, ndërsa Rajoni i Veriut me 14.8% të popullsisë totale.

Rajonet me popullsi të madhe në moshë janë edhe më të rrezikuara nga pandemia Covid-19.

Lexo edhe:

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Në të gjithë vendet anëtare të BE-së, përqindja më e lartë e të moshuarve në popullsinë totale në vitin 2020 u vu re në Itali (23.2%), ndjekur nga Greqia dhe Finlanda (22.3% secila), Portugalia (22.1%), Gjermania (21.8%) dhe Bullgaria (21.6%).

Përqindjet më të ulëta u regjistruan në Irlandë (14.4%) dhe në Luksemburg (14.5%). Në nivelin rajonal, përqindja më e lartë e njerëzve të moshuar u gjetën në Chemnitz (29.3%) në Gjermani, e ndjekur nga Liguria (28.7%) në Itali, Epiri (27.3%) në Greqi, Limousin (27.1%) në Francë dhe Saksonia-Anhalt (27.0%) në Gjermani.

Gjithashtu përqindjet më të ulëta u regjistruan në dy rajone jashtë të Francës: Mayotte (2.7%) dhe Guiana Franceze (6.1%), dhe rajoni autonom Spanjoll i Melilla (11.1%).

Shqipëria po plaket me ritme shumë më të shpejta se Europa si rrjedhojë e rënies së lindjeve dhe emigrimit të lartë të popullsisë. Në vitin 2020 shtesa natyrore e popullsisë shënoi pothuajse nivelin zero me vetëm 470 lindje më shumë se vdekjet. Për herë të parë që nga 1923, kur ekzistojnë të dhënat zyrtare për regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë, shtesa natyrore e vendit pushoi se rrituri. Nga viti 1923 deri në vitin 2019, vit pas viti lindjet kanë qenë shumë më të larta se vdekjet. Ndonëse emigracioni ka ndikuar negativisht në tkurrjen e popullsisë banuese në Shqipëri sërish ky kontingjent mund të konsiderohet rezervë, pasi ekziston gjithmonë mundësia e rikthimit të tyre, por kur lindjet janë të më të ulëta se vdekjet, popullsia e një vendi hyn në rënie pa kthim. /Monitor/

Etiketa: europaplakjeShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
Para

Historia e një nëne që humbi djalin e vetëm nga ndërlikimet e rralla të COVID

TË GJITHA

Këlliçi: Marrja e Ballukut nën hetim konfirmon denoncimet publike të PD

18:05 : 31/10/2025

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025

Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

17:37 : 31/10/2025

Salianji për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një rival politik me shpirt liberal dhe kulturë të rrallë

17:28 : 31/10/2025

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com