• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vriten katër protestues në Mianmar

16:58 : 14/03/2021
në BOTA

Të paktën katër njerëz u qëlluan për vdekje gjatë protestave në Mianmar të dielën, ndërsa forcat e sigurisë vazhduan shtypjen e dhunshme të kundërshtarëve pas marrjes së drejtimit të vendit përmes grushtit ushtarak muajin e kaluar.

Dy nga viktimat u vranë në qytetin më të madh të vendit, Yangon. Njëri u qëllua në kokë dhe tjetri në bark, thuhet në raportimet e medias lokale që po mbulojnë protestat.

Një individ i tretë vdiq në qytetin verior Hpakant pasi policia hapi zjarr ndaj turmës së demonstruesve, njoftoi media lokale. Viktima e katërt, një grua, vdiq pasi u qëllua në kokë nga forcat e sigurisë në qytetin e dytë më të madh të vendit, Mandalay.

Në Yangon, videot e postuara në median sociale tregonin turma njerëzish që vraponin të veshuar me mburoja dhe maska gazi, ndërsa dëgjohen të shtëna armësh.

Protestuesit përdorën bombula për fikjen e zjarrit, të cilat kanë për veti të zbusin efektet e gazit lotsjellës dhe njëkohësisht bllokojnë shikimin e policisë, duke vështirësuar ndjekjen e apo qëllimin e demonstruesve.

Lexo edhe:

No Content Available

Po ashtu ka patur raportime për të plagosur nga breshëritë e armëve dhe plumbat e gomës në pjesë të tjera të qytetit Yangon, përfshi distriktin Insein, ku mund të shiheshin shtëllunga tymi të zi. Njoftohet se forcat e sigurisë u vunë zjarrin barrikadave që kishin vënë protestuesit.

Të shtunën, udhëheqësi civil i qeverisë së Mianmarit, i cili gjendet i fshehur, u zotua të vazhdojë mbështetjen e një “revolucioni” për të përmbysur udhëheqësit ushtarakë që morën pushtetin përmes një grushti shteti me 1 shkurt.

Mahn Win Khaing Than, i cili u emërua zëvendës president në detyrë nga ligjvënësit e rrëzuar nga junta ushtarake dhe është anëtar i partisë së udhëheqëses së rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi, iu drejtua publikut për të herë të parë që nga grushti i shtetit.

“Ky është momenti më i errët i kombit dhe po afron momenti i agimit”, tha ai përmes një video të postuar në median sociale.

“Në mënyrë që të formohet një demokraci federale, me pjesmarrjen e të gjithë vëllezërve etnikë që kanë vuajtur shtypje të ndryshme nga dikatatura për dekada me radhë, ky revolucion është shansi që të bashkojmë përpjekjet tona”, tha ai.

“Kurr nuk do të dorëzohemi para një ushtrie të padrejtë, por ne do ta skalitim të ardhmen tonë me fuqinë tonë të bashkuar. Misioni ynë duhet të përmbushet.” Në fund të mesazhit, ai përshëndeti me tre gishtat lart, që është bërë simbol i rezistencës kundër sundimtarëve ushtarakë./VOA/

Etiketa: Vriten katër protestues në Mianmar

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Vendos Lautaro, Interi mposht Torinon dhe shkëputet në krye të Serie A

TË GJITHA

Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari

13:47 : 15/06/2025

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

13:37 : 15/06/2025

Samiti i SEECP, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

13:21 : 15/06/2025

Arrihet marrëveshja, Gennaro Gattuso trajneri i ri i Italisë

13:15 : 15/06/2025

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani pranon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të lartë

12:56 : 15/06/2025

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025

E rëndë/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

12:21 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com