• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi kalojnë “vetingun” e KLP

18:01 : 13/03/2021
në AKTUALITET, VETTING

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të premten në mënyrë unanime përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe atë të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Imeraj dhe Ajazi janë kandidatët e vetëm për postet respektive, të cilat i drejtojnë aktualisht si të caktuar përkohësisht.

Në njoftimin e KLP-së thuhet se verifikimi i pasurisë dhe figurës për Imerajn dhe Ajazin u krye nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale. Anëtarët e KLP vendosën unanimisht që t’i lejojnë kandidatët për të vijuar procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë.

Procesi i ngritjes në detyrë të prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi po kryhet pa një vendim të institucioneve të vetingut.

Imeraj po verifikohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prej shtatorit 2018, ndërsa Ajazi prej marsit 2019, por pavarësisht kohës së gjatë, asnjëri prej tyre nuk ka dalë ende në seanca dëgjimore.

Lexo edhe:

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

Megjithatë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndryshoi në tetor 2020 rregulloren për rekrutimin dhe karrierën e prokurorëve, duke i dhënë të drejtën vetes që të kryejë verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët, pa kaluar më parë testin e institucioneve të vetingut.

Nënkryetari i KLP, Alfred Balla lexoi në fillim të seancës relacionet për verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës për secilin kandidat.

Për drejtuesen e Prokurorinë e Tiranës, Elisabeta Imeraj, Balla tha se ajo është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë prej anëtarëve të komisionit në KLP, që ka kryer verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

“Për verifikimin e pasurisë, kuptohet që barrën më të madhe e ka Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, tha Balla. Ai pohoi se sipas raportit të dërguar nga ILDKPKI, Imeraj ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin; se ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive; se nuk ka fshehje apo deklarim të rremë dhe se nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar informacione gjithashtu nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Drejtoria e Tatimeve dhe e Doganave dhe ka arritur në konkluzionin se deklarimet e pasurisë së Imerajt janë në përputhje me rezultatet e ILDKPKI.

“Në këtë mënyrë kemi konkluduar se nuk nevojitet një hetim më i thelluar nga ai i kryer nga ILDKPKI-ja”, deklaroi Balla.

Gjithashtu, institucionet e verifikimit të figurës kanë dërguar në KLP raporte pozitive për Imerajn, duke arritur në përfundimin se nuk ka të dhëna për kontakte të papërshtatshme.

Balla vijoi se u janë kërkuar informacion gjithë prokurorive për kallëzime apo procedime të mundshme ndaj Imerajt. Ai tha se ka vërejtur që thuajse për 90% të prokurorëve shikohet një korrespodencë e tillë që, shumë qytetarë që nuk pëlqejnë rezultatet e vendimeve të prokurorëve, bëjnë ankesa apo kallëzime, që sipas Ballës thuajse në të gjitha rastet janë pushuar ose mosfilluar.

Për kandidatin tjetër për drejtues në Prokurorinë e Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ILDKPKI ka dërguar gjithashtu në KLP raport pozitiv. Këshilli nuk ka gjetur probleme për pasurinë dhe as për kriterin e figurës për Ajazin. Balla shpjegoi se Ajazi ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit dhe se ka qenë pjesëmarrës në disa kurse dhe shkolla verore në disa vende. /BIRN/

Etiketa: Ajaziimerajklp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kryetarja e KLP raporton në Kuvend, asnjë nga deputetë nuk e dëgjon

12:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025
Para

Teuta e abonuar me barazimet, ndalet në shtëpi nga Kastrioti

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com