Është zbardhur nga policia italiane, vrasja e 28 vjeçarit shqiptar, Santino Xhyra, në lagjen Liberta në Bari. Bashkëatdhetari i tij, cili është arrestuar në dyshimet për vrasje, ka rrëfyer në polici se vrasja ndodhur pas një konflikti që lidhej me shtëpinë e zaptuar nga viktima/
“Bashkëfshatari i 27-vjeçarit të vrarë dje, u dërgua në burg: vrasja kishte ndodhur pas një grindjeje midis tij dhe c viktimës ku ky i fundit i kishte zaptuar banesën”-janë shprehur burime nga policia.
Ky duket se është edhe motivi i vrasjes së Santino Xhyras i qëlluar për vdekje me tre plumba që e goditën atë në gjoks dhe bark.
Autori mendohet të jetë bashkëatdhetari i tij Shaban Fejza, i cili ka rrëfyer edhe vrasjen.
Hetimet e agjentëve të policisë së Barit, përmes dëshmive të njerëzve të ndryshëm kanë mundur të rindërtojnë ngjarjen, duke çuar në identifikimin e 39-vjeçarit.
Agjentët, pas arrestimit të një të dyshuari, gjurmuan shqiptarin dhe e arrestuan atë gjatë rrugës për në shtëpi. Ku ai rrëfeu më vonë në polici edhe krimin.
Ishte vetë ai që drejtoi policinë drejt vendit ku kishte fshehur armën e përdorur për të kryer krimin, të cilën ai e kishte fshehur pranë një koshi mbeturimash gjatë rrugës së largimit nga vendi i vrasjes.
Sipas asaj që u rikonstruktua nga policia, vrasja ndodhi pas një mosmarrëveshje në lidhje me apartamentin në të cilin 28-vjeçari jetonte me një shok dhome.
Duke zbardhur faturat e energjisë dhe qiratë e papaguara, pronari i banesës ishte gati t’ia jepte shtëpinë me qira një qiramarrësi tjetër, duke përzënë 28-vjeçarin, në këtë rast viktimën e ardhshme. Për këtë arsye ai kishte kërkuar ndërhyrjen e nipit të tij.
Dje pasdite, burri kishte shkuar në atë vend për të folur me 28-vjeçarin, por diskutimi kishte degjeneruar.
Sipas asaj që vetë 39-vjeçari raportoi tek hetuesit, reagimi i tij erdhi pasi kishte marrë një grusht nga viktima si edhe një ofendim ndaj nënës së tij nga viktima, Santino Xhyra.
Pas këtij momenti 39 vjeçari është larguar dhe është kthyer me një armë zjarri me vete.
Sapo ka hyrë në derën e apartamentit ai ka qëlluar tre herë në drejtim të viktimës.
Edhe pse 28-vjeçari mori plagë të rëndë, pavarësisht se iu dha ndihma e parë mjekësore, ai ndërroi jetë disa orë më pas në spital.