• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHBA: Në gjyqësor dhe politikë, jemi të shqetësuar nga korrupsioni në Shqipëri

17:36 : 12/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në fjalën e mbajtur sot në Forumin Ekonomik të Tiranës shprehu shqetësimin për korrupsionin në gjyqësor në politikë në Shqipëri.

Megjithatë, ajo tha se kam shumë shpresë te Shqipëria dhe rajoni, por nuk është pa rrezik dhe sakrifica gjatë rrugës.

“Le të fillojmë me atë që unë besoj se është besimi ynë kryesor i përbashkët: Një rajon më i fortë i Ballkanit Perëndimor do të thotë një Europë më e fortë dhe një partneritet më i fortë transatlantik. Një rajon në paqe dhe i integruar me veten dhe fqinjët e tij të BE do të lejojë investitorët e huaj ta shohin rajonin si një vend të stabilitetit dhe mundësive. Një vend ku integrimi më i madh ekonomik dhe lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave do t’u mundësojë njerëzve, industrive dhe vendeve të kenë begati, stabilitet dhe mundësi më të mëdha.

Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik nuk janë vetëm thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-it, por edhe për konkurreshmërinë afatgjatë të rajonit. Shtetet e Bashkuara duan të punojnë me të gjitha palët për të siguruar që secili vend të maksimizojë përfitimet nga integrimi më i madh.

Për të përmbushur plotësisht potencialin e tyre, vendet e rajonit duhet të bëjnë më shumë sesa një angazhim publik për rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal. Ata duhet të ndërmarrin veprime reale për të ecur përpara në reformat e vështira, për të zgjidhur çështje të vështira politike brenda vendit dhe me fqinjët, për të forcuar demokracitë e tyre shumë-etnike dhe gjyqësorët, dhe për të ecur drejt një të ardhmeje më të begatë, më të integruar – një pikë e përmendur në Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Europian.

Lexo edhe:

SHBA/ Administrata e Trump planifikon të reduktojë tarifat ndaj Kinës

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

Për Shqipërinë, kjo do të thotë që duhet të bëhet më shumë brenda vendit për të forcuar institucionet dhe ekonominë e Shqipërisë. Korrupsioni mbetet një shqetësim kryesor i Shteteve të Bashkuara si në gjyqësor ashtu edhe në politikë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë punuar ngushtë me partnerët tanë shqiptarë për të nxitur një proces të dhimbshëm të reformës në drejtësi. Kjo ka filluar të japë fryte dhe, me gjykata të pastra do të shohim investime të huaja më të mëdha, më shumë vende pune për të rinjtë e talentuar të vendit dhe drejtësinë e paanshme të shumëpritur të sistemit gjyqësor nga ata që kanë nevojë”, tha diplomatja amerikane.

Ajo shtoi se gjithashtu besojmë se lidhja e ekonomive të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë një prioritet dhe se duke bërë këtë, rajoni do të bëhet një zonë më tërheqëse e investimeve.

“Ekonomistët vlerësojnë që PBB i rajonit mund të rritet me shtatë për qind nëse Shqipëria dhe vendet e tjera në rajon zbatojnë së bashku reformat e nevojshme për integrimin në nivelin e BE.

Integrimi më i madh ekonomik në rajon dhe me BE-në është absolutisht thelbësor nëse shtetet që duan anëtarësim shpresojnë të rritin ekonomitë e tyre, të kundërshtojnë influencat keqdashëse, të ndalojnë rrjedhjen e jashtëzakonshme të trurit në rajon dhe të krijojnë vrullin e nevojshëm për anëtarësimin përfundimtar në BE.

Ne duam ta shohim Shqipërinë të bëhet një partnere më e fortë, më e aftë, të bëhet më tërheqëse si një destinacion për investime dhe më e gatshme dhe e aftë për të marrë role udhëheqëse në rajon dhe në Europë”, tha ajo.

Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura ta shohin Shqipërinë duke punuar me kompani amerikane dhe europiane për të zgjeruar prodhimin dhe për t’i dhënë larmi burimeve të saj të energjisë, për të përfshirë solarin dhe gazin e lëngshëm natyror.

“Ne po shohim një arkitekturë të re të energjisë që po shfaqet në rajon dhe projektet e ndryshme në zhvillim këtu – nga Skavica në Vlorë – do ta pozicionojnë Shqipërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave të energjisë dhe çështjeve të ndryshimit të klimës, jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin Perëndimor dhe vendet e BE-së gjithashtu.

Shqipëria ka treguar se mund të jetë e fortë edhe në forumin ndërkombëtar. Siç e kanë bërë të qartë Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken, është e domosdoshme që vendet me të njëjtin këndvështrim të bashkohen për të kundërshtuar përpjekjet e Kinës për të minuar sistemin ndërkombëtar – rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet – që kemi luftuar kaq shumë për t’i krijuar. Shqipëria ka qenë një udhëheqëse në mbrojtjen e infrastrukturës së saj kritike nga aktorët keqdashës, duke përfshirë edhe zmbrapsjen e pajisjeve teknologjike nga Huawei dhe ZTE. Lejimi i furnitorëve kinezë të telekomunikacionit si Huawei ose ZTE të marrin pjesë ose të kontrollojnë ndonjë pjesë të një rrjeti 5G, krijon rreziqe të papranueshme për sigurinë kombëtare, infrastrukturën kritike, privatësinë dhe të drejtat e njeriut. Ne i përshëndesim veprimet e Shqipërisë dhe nxisim të tjerët të ndjekin shembullin e saj.

Kam shumë shpresë te Shqipëria dhe rajoni, por nuk është pa rrezik dhe sakrifica gjatë rrugës. Me reforma të vazhdueshme, veçanërisht në luftimin e korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë, gjërat mund të ndryshojnë, dhe do të shohim më shumë mundësi për Shqipërinë, si dhe për të gjithë rajonin”, tha Kim.

Etiketa: korrupsionSHBAShqiperia

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Administrata e Trump planifikon të reduktojë tarifat ndaj Kinës

19:38 : 09/05/2025
BOTA

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025
AKTUALITET

Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

19:57 : 08/05/2025
AKTUALITET

LaCivita rikthehet në fushatën e PD: Ne kemi besim te Berisha, ka ardhur koha të rrëzoni Ramën

19:19 : 08/05/2025
BOTA

Bien aplikimet për përfitime nga statusi i ‘të papunit’ në SHBA

18:41 : 08/05/2025
Para

Saimiri flet për marrdhënien me Merin: Është vajzë e shkëlqyer, por nuk më pëlqen ...

TË GJITHA

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

22:23 : 09/05/2025

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

22:21 : 09/05/2025

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! Viktima, stilisti i njohur shqiptar

22:15 : 09/05/2025

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

22:12 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com