Kryedemokrati, Lulzim Basha, këtë të premte do të vizitojë qytetin e Durrësit, ku do të prezantojë kandidatet gra të Partisë Demokratike në këtë qark.
Basha, gjatë rrugës iu përgjigj edhe pyetjes së qytetarëve në rrjete sociale. Altini, një qytetar nga Durrësi, pyeti liderin e PD, se kryeministri Rama është shprehur se nëse nuk fiton më 25 prill, procesi i rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti do të ndalojë.
Basha iu përgjigj qytetarit, duke thënë se PD ka një plan në lidhje me rindërtimin. Gjithashtu Basha u shpreh se Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara sepse vendi ka mbetur në dorën e një njeriu i cili mendon vetëm për xhepin e tij .
“Rama nuk e çan kokën për ju. Garantoj se me mua kryeministër modeli do të jetë promovimi sipas aftësive dhe përkushtimit për t’i shërbyer qytetarëve”, tha Basha.
Partia Socialiste ka thënë se po nuk fituan zgjedhjet shtëpitë në Durrës, të dëmtuara nga tërmeti nuk do të ndërtohen?
“Altini e di fare mirë që Rama ka shkelur të gjithë premtimet. Ai rindërtimin e ka parë tek dy gjëra, vjedhje dhe propagandë. Ajo ka qenë një mundësi më shumë për të grabitur para dhe e përdorur politikisht.
Plani ynë për rindërtimin, të paktën do të kishte përfunduar në zonat rurale. Rama nuk i bëri. Në qytetin e Durrësit janë bërë përpjekje për të grabitur troje.
Rindërtimi nga ngecur në vend dhe është një dëshmi e shndërrimit total të Edi Ramës. Ne kemi një ekip të veçantë për të bërë, nga ekspertët më të mirë.”-tha kryedemokrati Basha.