• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ra ky lajm dhe u pamë

13:37 : 10/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mediat dhe mercenarët, militantët dhe rioshët, të kadifenjtë dhe sarahoshët u sulën turravrap të komentojnë pse aksh u zgjodh dhe ypsilon nuk u zgjodh kandidat(e) për të qenë në parlament. Se ç’lidhje ka parimisht tempulli i demokracisë në një vend, aty ku duhet të ziente debati politik dhe të kishim thinjat më të mençura në lidhje me legislacionin, me aspiratat e mijëra shqiptarëve për të kapur një nga 140 vendet e punës, këtë ska alkimist apo analist që e zbërthen. Politolog jo e jo.

Po mirë këta që e kanë lidhur pazgjidhshmërisht qerren pas rrotës me të qënurit kandidat në vend të sigurtë se helbete duhet për ndonjë tender apo shërbim biznesi, për influencë apo ndërhyrje për vend pëllumbash në shtet për familje a farefisni dhe në rastin më modest për një pension të hajrit, por ç’kanë që u shkulën i madh e i vogël, me plaçkë e me laçkë për të komentuar atë përqindje të papërfillshme që është në kufijtë e listave de facto të mbyllura dhe për të cilët do të shpenzohen dhjetra miliona euro. Se të tjerët i kanë mbyllur hesapet ende pa filluar duke qenë në vende “pëllumbash”.

Në një vend ku gara ka vdekur pa lindur ende, ku një post specialisti me rrogë pak mbi pagën minimale në shtet vlerësohet më shumë se një pozicion në kompani apo korporatë, etatizmi është etaloni me të cilin matet hija e mëngjezit dhe ku “njeriu pa hije” është modeli që shitet si sukses. Në një sistem neo-patrimonial, ku partitë janë qartazi klienteliste, KÇK është parimi revolucionar që pasohet nga tarafet, nepotizimi dhe abuzimi i qartë me pushtetin.

Zien kazani i politikës hallemadhe shqiptare, por rrallëherë dëgjon ndonjë ide në shkretëtirën e mendimit politik apo doktrinën juridike. Diskutohen emra “memecësh” në parlament, të fortësh që aspirojnë mburojën politike, parazitësh që vegjetojnë pa elektorat, karakteresh pa personalitet që ashtu siç hyjnë dalin, trafikantësh votash që ku i zë sabahu nuk i zë akshami por pak, sa pak ide në lidhje me politikat publike, me strategjitë e zhvillimit, me organizimin partiak, me mekanizmat për qarkullimin e elitave, me ide për funksionimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Shqipëria do të bëhet, kur ashtu si gjetkë në Perëndim, angazhimi politik të vijë pas një suksesi të qartë profesional apo sipërmarrës, ku puna në shtet të konsiderohet sakrificë personale për të mirën publike, ku angazhimi profesional të jetë qartazi meritokratik dhe të ketë një mekanizëm karriere. Nëse vijojmë të lëmë më të paaftët për të qeverisur në mënyrënë më të keqe të mundshme do vazhdojmë të kemi kakistokracinë që qartësisht (nuk) meritojmë.

Lexo edhe:

Situata në PD/ Kalemaj: Disfatë e rëndë! Duhet lidership kolektiv me pjesën e moderuar

“Dorëheqja e Alibeajt, skenar për rikthimin e Bashës”/ Analiza për fatin e PD së Vulës

Etiketa: Nga Ilir Kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situata në PD/ Kalemaj: Disfatë e rëndë! Duhet lidership kolektiv me pjesën e moderuar

14:16 : 18/05/2023
AKTUALITET

“Dorëheqja e Alibeajt, skenar për rikthimin e Bashës”/ Analiza për fatin e PD së Vulës

08:59 : 18/05/2023
AKTUALITET

“Beleri”/ “SPAK me dy standarde”, Kalemaj: Arrestimi për të zhvendosur vëmendjen nga rezultati

16:31 : 13/05/2023
AKTUALITET

A ja vlen të vazhdosh të jetosh dhe të votosh në këtë vend?!

09:22 : 03/05/2023
Foto marrë nga fb i autorit
AKTUALITET

Tenxherja e politikës

11:13 : 23/03/2021
Marrë nga fb i autorit
AKTUALITET

Plaga që qelbet

19:05 : 18/02/2021
Para

Grida Duma i përgjigjet Ramës: Je në panik, s'ke asgjë për të ofruar veç sulmeve

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com