• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Janar, kreditë me probleme u rritën lehtë në 8.2%

23:13 : 10/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Raporti i kredive me probleme njohu rritje të lehtë në muajin janar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ai arriti nivelin e 8.2%, nga 8.11% në fund të vitit 2020. Rritja minimale e fillimit të vitit megjithatë nuk e shmang këtë tregues nga nivelet e qëndrueshme tëregjistruara në vitin 2020.

Rritja e lehtë e raportit në muajin Janar mund të jetë ndikuar edhe nga zvogëlimi i portofolit të kredisë për periudhën. Stoku i kredisë për ekonominë në fund të Janarit kishte vlerën e 606.4 miliardë lekëve, rreth 2.6 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit 2020.

Qëndrueshmëria e raportit të kredive me probleme u ndikua shumë nga masat rregullatore lehtësuese që ndërmori Banka e Shqipërisë. Shfuqizimi i përkohshëm i kërkesës për të riklasifikuar kreditë e ristrukturuara ka mundësuar mbështetjen e huamarrësve që vuajtën pasojat e krizës pandemike. Në fillim të këtij viti, Banka e Shqipërisë vendosi t’i shtyjë këto masa edhe për një tremujor tjetër, me qëllim për t’i dhënë më shumë kohë përmirësimit të aftësisë paguese të debitorëve ndaj bankave tregtare. Kjo strategji deri tani ka ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të kredive me probleme, por edhe vazhdimin e rritjes së kredisë për ekonominë. Në fund të janarit, portofoli i kredisë ishte në rritje me 6.6% krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, masat e përkohshme e bëjnë të vështirë për të krijuar një ide të qartë të atij që mund të jetë efekti i deritanishëm i krizës në cilësinë e portofolit të kredisë së sektorit bankar. Ky efekt mund të fillojë të shfaqet në gjysmën e dytë të vitit, por shpresa e bankave dhe autoriteteve vendimmarrëse është që efektet e pandemisë do të fillojnë të zbuten, duke i dhënë frymëmarrje bizneseve, sidomos në sektorët e lidhur me turizmin dhe udhëtimet.

Lexo edhe:

Kreditë për shtëpi, nga 1 korriku kufizohet vlera dhe afati i shlyerjes! Ja çfarë parashikon vendimi

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

Pavarësisht qëndrueshmërisë së raportit të kredive me probleme, bankat, nga ana e tyre, kanë rritur ndjeshëm provigjionet ose shpenzimet e parashikuara për humbje të pritshme nga kreditë. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar provigjionet arritën vlerën e 7.3 miliardë lekëve, duke arritur njëkohësisht nivelin më të lartë që prej vitit 2016. Rritja e provigjioneve nënkupton që efektet financiare për bankat nga një përkeqësim eventual i cilësisë së kredisë do të jenë më të kontrolluara.

Aktualisht, stoku i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 49 miliardë lekë, ndërsa bankat në pesë vitet e fundit kanë nxjerrë jashtë bilanceve më shumë se 65 miliardë lekë kredi të humbura. /Monitor/

Etiketa: bankajanarkredi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreditë për shtëpi, nga 1 korriku kufizohet vlera dhe afati i shlyerjes! Ja çfarë parashikon vendimi

09:47 : 22/05/2025
BOTA

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

15:57 : 21/05/2025
BOTA

Euro digjitale mund të hyjë në përdorim prej vitit 2026

20:55 : 18/05/2025
AKTUALITET

Familjet shqiptare po shmangin kreditë/ BSH: 55% e huave, nga burime joformale

19:30 : 18/05/2025
AKTUALITET

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

15:16 : 16/05/2025
AKTUALITET

Banka e Shqipërisë vendos tavan për kreditë e shtëpive, 85% për banesën e parë, 80% e dyta

09:37 : 08/05/2025
Para

Investitorët “dynden” në ankandin e obligacioneve 7-vjeçare

TË GJITHA

EMRAT/ U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në jug të vendit

16:48 : 22/05/2025

I përfshirë në trafikun e drogës, del EMRI i shqiptarit që u ekzekutua në Greqi

16:44 : 22/05/2025

Zyrtare/ Merr fund epoka e Modric te Real Madrid, kroati largohet pas 13 vitesh

16:40 : 22/05/2025

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

16:32 : 22/05/2025

“Më ka qëlluar miku im”/ Vritet 41-vjeçari shqiptar në Greqi, telefonata me bashkëshorten

16:31 : 22/05/2025

54-vjeçarja vdiq pas operacionit në stomak, reagon mjeku: Pësoi atak kardiak

16:20 : 22/05/2025

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim për Blendi Tetën

16:17 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com