• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Partitë e reja, tregu politik dhe zgjedhjet e Prillit

21:24 : 09/03/2021
në BOLD BLOG

Nga Valbona Mezini

Risi në këto zgjedhje do të jenë padyshim partitë e reja të cilat do të kandidojnë secila më vete për të testuar strukturat e tyre dhe do të kërkojnë mbështetjen në popull, edhe pse në disa raste ndajnë thuajse të njëjtin program apo kanë të njëjtin qëllim, ndryshimin e sistemit politik, jo thjesht rrotacionin politik. Të akuzuar për pazare në kurriz të shqiptarëve në 30 vite në opinion publik, një pjesë e partive të vjetra e për rrjedhojë me statusin “të mëdha”, rrezikojnë të braktisen në zgjedhjet e 25 Prillit.

Mes alternativës të votojmë apo të apstenojmë, votuesve do t’u duhet ti japin një mundësi më shumë tregut politik që dominohet këtë vit elektoral nga parti të reja të krijuara rishtazi, si Bindja Demokratike, Lëvizja për Ndryshim, Lëvizja Demokratike, apo Lëvizja e Re, Nisma Thurje etj.

Ky inflacion politik do të jetë jo pa kosto për partitë e vjetra, të cilat kanë dhënë prova më herët për programet e tyre qeverisëse, apo janë testuar nga shqiptarët.

Në fakt po ti referohemi raporteve të eurostatit, vendi deri më tani, është “zbrazur” këto katër vite të fundit, teksa mijëra shqiptarë kanë emigruar jashtë. Sigurisht mosprania e tyre do të disbalancojë raportet aktuale të mandateve, pse jo më së shumti të partive maxhoritare në numra, të majta apo të djathta qofshin.

Lexo edhe:

Një grua në Greqi vdes pak minuta pas dozës së dytë të Pfizer

Britania etiketon Rusinë kërcënimin kryesor të sigurisë, lëshon paralajmërim ndaj Kinës

Në top listën e të larguarve për motive ekonomike, vendi ende nuk ka evidencë të qartë sesa votues do mund të jenë present ditën e zgjedhjeve për të shkundur votën në kuti, për të ruajtur qeverisjen e majtë apo për të zgjedhur një tjetër për alternativë qeverisëse.

Teksa numri i saktë i votuesve në 25 Prill nuk dihet ende, kreu maxhorancës që kryeson listën elektorale në Tiranë dhe Vlorë, Edi Rama, ka shpalosur ambicien e tij për të maksimalizuar objektivin në 88 mandate. Duket një shifër e largët për ambicie konkrete, nëse do kihet parasysh fakti se një qeveri sado e mirë apo eficiente në drejtim të përdorimit të parave publike, e ka të pashmangshëm konsumin politik. Gjithsesi gara elektorake do jetë e egër edhe për partitë e reja, të cilat duan të jenë një pishtar ndiçues për udhërrëfimin e ardhshëm politik të shqiptarëve.

Mungesa e vendeve të punës më së shumti, detyroi rreth 400 mijë shqiptarë vitet e fundit, ta lënë Shqipërinë dhe të emigrojnë për një jetë më të mirë, çka pritet të reflektohet edhe në zgjedhje.

Në projeksionet e koordinatorëve  të opozitës në terrendëshmojnë për një përqasje apatike të forcave të mëdha politike. Një pjesë e votuesve, qëndrojnë pasiv duke mos dalë në votime për shkak të zhgënjimeve që kanë pësuar ndër vite, por kjo kategori sërisht dëmin ia bën vetes.

Të painteresuar nga politika votues të cilësuar “gri”, duke dashur të ndëshkojnë partitë e vjetra, hezitojnë të mbështesin partitë e reja që mund të kenë për qëllim rrëzimin e tranzicionit dhe një sistem të ri politik.

Njëra prej tyre Bindja Demokratike e Astrit Patozit shpalli si target listat e hapura që do të thotë se pavarësisht renditjes në listë si I pari dhe i fundit kanë të njëjtën peshë dhe diferenca bëhet nga shuma e vota për cdo kandidat, për të fituar një mandate. Bindja e Patozit, propozoi në 12 qarqe personalitete lokale të fushave të ndryshme me influencë në zonë, duke dashur të bëjë jo thjesht rrotacion porsynuar ndryshimin esencial.

Po kështu edhe Lëvizja për Ndryshim e Topallit, apo Partia e Murrizit, vijnë me emra të spikatur, diplomuar jashtë vendit apo pa ngarkesa pushteti e konsum politik, por a do ia dalin të gjejnë mbështetje tek votuesit, kjo mbetet për tu testuar.

Votuesit shqiptar kanë treguar se nuk votojnë alternativat por ndëshkojnë me votë partinë qeverisëse.

Gjithsesi duket se në tregun politik të partive të reja që luftojnë për ristrukturim dhe peshë politike, Bindja e Astrit Patozit, hyn në këtë garë elektorale me mbi 30 mijë vota, të cilat i kapitalizoi nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019.

Këto mbeten zgjedhjet me më shumë supriza, në një kohë kur Partia Socialistegaron për të marrë një mandate të tretë, ndërsa opozita e bashkuar, edhe pse e tillë vetëm në emërtim, mbetet ende anemike po të kemi parasysh se braktisi zgjedhjet lokale në 2019, duke penguar procesin zgjedhor për partinë që hyri në zgjedhje edhe pse e re, Bindjen Demokratike. Opozita mbetet anemike edhe për shkak të profilit që ka ndjekur ndaj strukturës vetë kryetari saj Lulzim Basha, I cili ka përdorur moton, “nuk të sjell struktura në pushtet”, ndërsa listat e tij elektorale lanë sërisht jashtë dhjetra emra me peshë në bazën demokrate apo struktura.

A do të bëhen dot partitë e reja alternative apo përcaktuese për qeverisje, gjithcka mbetet për tu parë, por një gjë është e sigurt parashikohen surpriza!/ Apel.Media

Etiketa: boldnews host domain

Lajme të lidhura

RAJONI

Një grua në Greqi vdes pak minuta pas dozës së dytë të Pfizer

17:33 : 18/06/2021
BOTA

Britania etiketon Rusinë kërcënimin kryesor të sigurisë, lëshon paralajmërim ndaj Kinës

18:43 : 16/03/2021
RAJONI

Zaev merr votëbesimin e Kuvendit

18:35 : 03/03/2021
BOTA

Apokaliptike/ Stuhia e ‘çmendur’ godet Turqinë! Acar, pemë që fluturojnë dhe borë 30 centimetra

17:50 : 15/02/2021
BOTA

Stuhi dëbore e acar/ Qytetarët përgatiten për përkeqësim të mëtejshëm të motit

19:44 : 14/02/2021
AKTUALITET

Tenderi 2.5 mln USD i Verdhos së ARRSH/ Dyshimi, kompania e Sadri Abazit paraqiti mjete plehrash për bote uji

18:29 : 30/01/2021
Para

Video/ Juventus-Porto, zhbllokohet sfida në “Allianz Stadium”

TË GJITHA

Rinumërimi i votave në Tiranë dhe Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqyte

08:53 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com