• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Listat që çimentojnë Kryetarët

13:20 : 09/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Kryetarët e dy partive kryesore në vend, Edi Rama dhe Lulim Basha, zyrtarizuan listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Pothuajse në të njejtën orë, listat u depozituan në KQZ, duke përmbyllur ligjërisht, politikisht dhe formalisht një proces që u mbajt si sekret shtetëror deri afër mesnatës.

Të dy listat që mbajnë firmat e Ramës dhe Bashës dhe u miratuan në forumet e partive që drejtojnë duken qartazi se garantojnë Kryetarët, pavarësisht zgjedhjeve.

Rama vendosi që te rinovojë pothuajse 40% të grupit ekzistues parlamentar, disa prej të cilëve iu lejua që të nxjerrin në publik variantin e tërheqjes me dëshirë dhe të tjerë u detyruan të largohen, pasi ose u lanë qëllimisht jashtë ose u vendosën në ekstremet fundore të listës. Operacionit të Ramës nuk i shpëtuan as Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj apo Spartak Braho. Këta të fundit duket sikur u bënë shembull për të tjerë brenda radhëve të Rilindjes Socialiste, megjithëse klasifikohen ndër politikanët burokratë, që nuk shkelin kurrë parimet e partisë.

E shumta që ato mund të kenë bërë qoftë edhe padashje, ishte shpërfillja në ndonjë moment e kryetarit, ndoshta edhe për një arritje momentale, duke e konsideruar si personale. Rama i tregoi dje se është ai gjenerali dhe ata thjesht janë ushtarë, që mund të zëvendësohen në çdo kohë nga rekrutët e rinj.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

Në anën tjetër është lista Basha, e cila me shumë pak përjashtime, nuk përbën risi. Figurat politike u respektuan, u vunë në vendet e sigurta të listës. Ato u trajtuan si senatorë, disa për merita ndër vite dhe të tjerë si besnikë, që ngrenë dorën kur duhet ngritur dhe s’flasin, s’duhet të flasin.

Basha u kujdes që aleatët të ndjehen mirë dhe të bëjnë gjumin e qetë deri më 25 prill, duke ia lënë në ndërgjegjen e tyre angazhimin në fushatë.

Pak më lehtë se Rama, edhe Basha zgjodhi të godasë disa emra, që mbartin vlera ndoshta shumë më tepër se aleatët, që sot kanë nga një vulë në xhep dhe peshën elektorale më shumë e kanë imagjinare.

Në të dy listat, me rreth 300 emra në total është e vështirë të gjesh subjekte të ligjit të dekriminalizimit, me përjashtim të tre apo katër emrave që mund të ketë dyshime.

Pra duket se Kryetarët u bindën përballë presionit të hapur të ambasadores amerikane për hartimin e listave të pastra, çka mund të konsiderohet edhe si arritje, ndonëse e turpshme.

Në anën tjetër, po në listat e kandidatëve, veçanërisht në atë që konsiderohet fituese, s´mund të identifikosh individë që mund të shkaktojnë dhimbje koke apo përshtjellime, qoftë në rastin e humbjes ashtu edhe në rast fitoreje, kur ndahen postet qeverisëse.

Në kushte të tilla duket sikur listat kanë kënaqur edhe diplomatët përsa i takon pastërtisë ashtu edhe kryetarët përsa i takon qetësisë paszgjedhore.

Ndaj dhe sot mund të thuhet se Kryetarët çimentuan pozitat e tyre, ndërsa cilësia e listës mund të gjykohet pas 25 prillit, bazuar në rezultatin zgjedhor, fjalimeve apo qëndrimeve në Parlament.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025
SHOW BIZ

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025
SPORT

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025
Para

U paguan Meghan dhe Princ Harry për intervistën me Oprah? Ja si qëndron e vërteta

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com