• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Ishte ndjesi e tmerrshme”, Solomon rrëfen 11 ditët në qeli: Denoncimi për shkak të xhelozisë, po kaloja në depresion

21:10 : 09/03/2021
në SPORT

Theofilous Solomon, ish-sulmuesi i Partizanit, qëndroi për 11 ditë në qeli për shkak se dhunoi të dashurën e tij.

Kjo e fundit e denoncoi në polici dhe ish-sulmuesi i Partizanit qëndroi i mbyllur për ditë më radhë, ndërsa tashmë prej 5 ditësh ka fituar lirinë.

Në një intervistë për “Top-Channel”, Solomon rrëfeu të gjithë këtë eksperiencë. Sulmuesi u shpreh u shpreh se ishte duke kaluar në depresion gjatë atyre ditëve që ishin ditë ferri, ndërsa tregon që fliste shpeshherë me policët për Partizanin dhe futbollin shqiptar.

Theofilous Solomon / ish-futbollist i Partizanit: Çfarë mund të them, kjo është jeta, çdo gjë ndodh për një arsye. Jam ende i befasuar nga e gjitha ajo që ndodhi, ishte si një koincidencë, ndodhi gjithçka shumë shpejt, nuk di vërtetë se çfarë te them. Unë kam patur një histori me shkëputje me atë vajzë, një muaj i lidhur katër muaj të tjerë të ndarë. Por ajo që ndodhi ndoshta ishte diçka që lidhej me xhelozinë. Ajo e mësoi që unë do të ikja nga Shqipëria por jo se ku. I gjithë debati ndodhi në apartamentin tim. Dua të sqaroj që në fillim që unë jam një njeri që i dua dhe i respektoj shumë femrat, mamaja ime na ka rritur mjaft mirë dhe me këtë frymë. Unë dhe e gjithë familja jonë asnjëherë nuk ka goditur askënd .Kur unë pash raportin e policisë u shokova, shtanga dhe as mund të flisja më. Kisha edhe vëllain e vogël aty dhe pash që ai filloi të qante. Por çfarë të bëja, unë jam i huaj, unë nuk di shqip dhe në polici askush nuk fliste anglisht. Nuk dija çfarë të bëja thjesht qëndrova në heshtje. U mundova të telefonoja njerëz që njihja që mund të më ndihmonin por ishte mesnatë.

Kjo ishte hera e parë që shkoni në një komisariat policie?

Lexo edhe:

Dhunoi partneren, ish-sulmuesi i Partizanit përfiton nga amnistia dhe del nga burgu

Ish-sulmuesi i Partizani lirohet nga burgu pas 3 muajsh: Ju kërkoj falje të gjithëve (VIDEO)

Theofilous Solomon / ish-futbollist i Partizanit: Kjo ishte hera e parë në jetën time që isha në një komisariat policie jo më në burg, që sigurisht ishte hera e parë. Ishte një ndjesi e tmerrshme, nëse do të qëndroja edhe ditë të tjera aty do të humbisja gjithçka. Mendimet që më kalonin në kokë ishin se kush do të kujdeset për vëllanë tim, sepse ne nuk kemi asnjeri, mendoja për karrierën time, unë nuk kam punë tjetër, nuk kam asgjë tjetër. Ishin 11 ditë që nuk komunikoja dot me askënd, po kaloja në depresion. Isha i trishtuar dhe ndonjëherë i nevrikosur. Nuk di mendova se ky ishte fundi im. I thoja vetes thjesht që ndoshta Zoti ka një plan më të mirë për mua. Për fat të mirë në ditën e 12-të vëllai im i vogël erdhi në komisariat të më takonte, më tha se kish ardhur çdo ditë por askush nuk e kishte lejuar të hynte.

A ju njihnin në polici?

Solomon: Por kishte disa policë që më njihnin dhe habiteshin se ç’doja unë aty. Ndonjëri prej tyre më bënte edhe biseda të ndryshme rreth futbollit dhe Partizanit për të shtyrë kohën, ishte njëri veçanërisht që quhej Albani, nuk do ta harroj kurrë, ishte një djalë shumë i mirë, më fliste edhe pse nuk s’dinte mirë anglisht por kuptoheshim. Ishte ai që më ndihmonte dhe më tregonte se çfarë ndodhte jashtë.

Si kaluan ato 11 ditë në burg?

Theofilous Solomon / ish-futbollist i Partizanit: I thashë vëllait që të mos i thoshte askujt në fillim, e mbante ai telefonin dhe kushdo që më kërkonte ai gjente një justifikim për mua. Unë nuk kam familje, të vetmit njerëz që kam janë gjyshja dhe njerka. Ne jemi të varfër, nuk jemi të pasur që të mendojmë ok nëse nuk luaj unë futboll, kemi para për të jetuar, por ata më kanë vetëm mua, për këtë më duhet të bëj çdo gjë që të mbaj familjen.

Po kur mësuat që do të dilnit?

Theofilous Solomon / ish-futbollist i Partizanit: Kur më thanë se mund të dilja nuk e imagjinoni dot çfarë kënaqësie përjetova, nxitova të vija me vrap në shtëpi dhe gjëja e parë që më erdhi të bëja ishte të bëja një dush të nxehtë dhe të ushqehesha e më pas bëra një shëtitje në këmbë të thithja ajrin e pastër. Menjëherë njoftova menaxherin tim dhe i thash fillojmë procedurat për vizën dua të iki menjëherë. Tani kam rifilluar stërvitjen për të rimarr pak formën fizike pasi ato ditë ishin si ferr për mua.

Keni ndonjë mesazh për vajzën që ju krijoi këto telashe?

Theofilous Solomon / ish-futbollist i Partizanit: Nuk kam asgjë për t’i thënë asaj vajze, unë nuk jam njeri i keq, nuk dua asgjë prej saj, i uroj që të jetë e lumtur dhe të jetë mirë dhe gjithë të mirat. Unë nuk jam i keq dua që ajo të jetë e lumtur, kështu jam unë.

Etiketa: rrëfehetSolomon

Lajme të lidhura

SPORT

Dhunoi partneren, ish-sulmuesi i Partizanit përfiton nga amnistia dhe del nga burgu

22:38 : 25/04/2024
SPORT

Ish-sulmuesi i Partizani lirohet nga burgu pas 3 muajsh: Ju kërkoj falje të gjithëve (VIDEO)

08:35 : 28/05/2023
AKTUALITET

“Mos more se qenka vajza jonë!”, rrëfimi tronditës i vëllait të Migenës që u vra nga kunati

12:33 : 11/04/2023
SPORT

VIDEO/ “Shthuret” mbrojtja e Shqipërisë, Izraeli përmbys rezultatin

22:27 : 10/06/2022
AKTUALITET

E reja u kap ‘mat’ nga vjehrrit, nusja: Burrin ma prezantoi vjehrra

12:24 : 30/05/2022
AKTUALITET

Ish-bashkëshorti i Merushes: Do bëj testin e ADN-së për dy djemtë, ja kur mbaj përgjegjësi për ta

13:44 : 14/04/2022
Para

VOA: Kompania “Facebook” u bën thirrje partive shqiptare të jenë transparente me reklamat

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025

Mbërrin në Rinas presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

22:26 : 15/05/2025

Vllaznia dështoi në finalen e titullit, mesfushori “braktis” kuqeblutë

22:21 : 15/05/2025

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025

Aksident në aksin Berat-Lushnje, përmbyset makina

22:17 : 15/05/2025

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com