Koronavirusi/ Ulen ndjeshëm testimet, 683 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Edhe pse në 24 orët e fundit janë ulur ndjeshëm testimet në Shqipëri, sërish numri i infektimeve vijon të mbetet i lartë.

Sipas Minsitrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kryer 2708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 683 qytetarë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,275 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 683 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Mallakastër, 11 raste në Kurbin, Kamëz, 10 raste në Durrës, Fier, Peqin, 9 raste në Krujë, Kukës, 8 raste në Delvinë, 7 raste në Gramsh, Vorë, 5 raste në Korçë,  Memaliaj, 4 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Maliq, 2 raste në Devoll, Has, Rrogozhinë, Përmet, Divjakë, Belsh, Bulqizë, Skrapar, Cërrik, Libohovë, Konispol, 1 rast në Mat, Selenicë, Dibër, Himarë, Poliçan.

LEXO EDHE  Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti: Nuk do të shkoj në asnjë prej dy kuvendeve!

Në 24 orët e fundit janë shëruar 697qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,887 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (8 Mars 2021)

Raste të reja ditore       683

Të shëruar në 24 orë     697

Të shtruar në spitale      646

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore               2708

Testime totale          491,844

Raste pozitive          113,580

Raste të shëruara       75,887

Raste Aktive                35,737

Humbje jete                1,956

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23519

Fier        2545

Vlorë       1709

Durrës     1686

Shkodër   1329

Gjirokastër 1243

Korçë      914

Elbasan    769

Lezhë       730

Berat        625

Dibër       346

Kukës    322