Shifra tragjike/ Ja sa persona kanë humbur jetën nga Covid në 6 ditët e para të Marsit

Ashtu si në muajin shkurt, Shqipëria po përjeton periudhën më të keqe nga COVID-19, në ditët e para  të muajit mars.

Në 6 ditët e para janë shënuar mbi 120 viktima të moshave 22-87 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ditën e fundit janë regjistrua 21 viktima dhe 777 raste të reja me koronavirus.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri ka pasur 1918 raste fatale ndërsa rastet pozitive në total kanë qenë mbi 112 mijë.

LEXO EDHE  Plagosja në Kavajë, Rama: Autori të vihet sa më shpejt në pranga

Aktualisht në gjithë vendin janë mbi 35 800 raste aktive ku shumica dërrmuese janë në Tiranë (23411).

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

Statistika (6 Mars 2021)

Testime totale          485,764

Raste pozitive          112,078

Raste të shëruara       74,352

Raste Aktive              35,808

Humbje jete               1,918