FOTO/ Aksidenti në Rrogozhinë, shkon në 2 numri i viktimave

Një nga të plagosurit e aksidentit në Rrogozhinë ka humbur jetën, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje.

Policia njoftoi se janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve, shtetasi T.M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Një prej tyre ka humbur jetën më pas në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit, njoftoi policia.

Nga të dhënat paraprakë, mësohet se një mjet tip “Audi” ku udhëtonte T.M., i cili ishte duke shkuar për në punë, është përplasur me një automjet tip “Benz”, me të cilin lëvizte një çift. Një tjetër makinë është përplasur me “Benz-in”, duke e goditur nga pas.

Viktimat janë drejtuesi i “Audit” T.M., oficer burgu dhe gruaja pasagjere në mjetin tip “Benz”, me drejtues B.K..