• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria shënon rënie të lirive ekonomike, renditet nën mesataren e Rajonit

18:33 : 05/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Fondacioni Heritage publikoi raportin mbi Indeksin për Liritë Ekonomike në botë, sipas të cilit 89 nga 180 vende të përfshira kanë shënuar përmirësim, ndërsa 80 kanë pësuar rënie. Në nëntë vende të tjera, situata ka mbetur e pandryshuar.

Situata me pandeminë e COVID-19, sipas raportit pritet të ushtrojë ndikim të madh në liritë ekonomikë dhe zhvillimin ekonomik për disa vjet me radhë.

Shqipëria sipas raportit, ka 65.2 pikë në klasifikimin me 100 pikë të Indeksit për Lirinë Ekonomike, sipas të cilit 100 pikë është shkalla me lartë e lirisë. Këto pikë e radhisin atë në vendin e 65-të.

“Rezultati i saj i përgjithshëm është ulur me 1.7 pikë, kryesisht për shkak të rënies së të drejtave të pronës dhe efektivitetit gjyqësor. Shqipëria radhitet në vendin e 35-të midis 45 vendeve në rajonin e Evropës dhe rezultati i saj i përgjithshëm është nën mesataren e rajonit, por mbi mesataren botërore”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se liritë ekonomike në Shqipëri arritën një pikë të lartë në vitin 2020, por pësuan rënie këtë vit, duke bllokuar paparimin drejt arritjes së mesatares evropiane.

Sidoqoftë, qeveria, thuhet në raport, ka arritur të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor dhe borxhin publik ndërsa për të çuar përpara kandidaturën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të forcojë institucionet e shtetit të së drejtës dhe të përmirësojë rezultatet e saj në fushën e të drejtave të pronës, efektivitetin gjyqësor dhe integritetin e qeverisë.

Lexo edhe:

”Sylvinhos i ka dalë situata jashtë kontrollit”, ish-futbollisti: Ka një çarje mes lojtarëve dhe trajnerit

“Presim çfarë na lexon Rama në TV”/ Bushati: Shqipëria po qeveriset me model autokratik

Raporti nënvizon parashikimet se për shkak të pandemisë së COVID-19, ekonomia do të tkurret për 7.5 për qind.

“Ndihma nga donatorët ndërkombëtarë ka përmirësuar regjistrimin e pasurisë, por regjistri mbetet i paplotë dhe procedurat e vështira çojnë në dhënie ryshfeti Mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave pronësore mbetet i dobët. Gjyqësori i pavarur i nënshtrohet trysnisë politike, frikësimit dhe ka burime të kufizuara. Më shumë se gjysma e kandidatëve për gjyqtarë ose prokurorë shkarkohen për shkak të lidhjeve me bandat ose pasurisë së pashpjegueshme. Administrata publike është joefikase, e paaftë dhe e korruptuar”, thuhet në raport.

Shpenzimet qeveritare, sipas tij, kanë arritur në 29.1 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar (GDP) gjatë tre viteve të fundit, deficitet buxhetore janë mesatarisht 1.6 për qind, ndërsa borxhi publik është i barabartë me 68.8 për qind të GDP-së.

Raporti vlerëson mes tjerash se vendi është i hapur ndaj investimeve të huaja dhe sistemi financiar mbetet i zhvilluar relativisht mirë dhe i qëndrueshëm, ndërsa sërish vë në pah vlerësimet edhe të raporteve të mëhershme se sektori bankar është i mbikëqyrur mirë, por përqindja e huave me probleme ka qenë në rritje./VOA

Etiketa: heritageraportiShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

”Sylvinhos i ka dalë situata jashtë kontrollit”, ish-futbollisti: Ka një çarje mes lojtarëve dhe trajnerit

17:39 : 09/09/2025
AKTUALITET

“Presim çfarë na lexon Rama në TV”/ Bushati: Shqipëria po qeveriset me model autokratik

21:36 : 08/09/2025
SPORT

Shqipëri-Letoni, Silvinho: Ka presion, nesër luajmë një sfidë vendimtare

17:11 : 08/09/2025
SPORT

Shqipëria e “dënuar” të fitojë, mësohet numri i biletave të shitura ndaj Letonisë

19:01 : 07/09/2025
AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

12:53 : 07/09/2025
Para

VIDEO/ Basha: Rama dështoi në luftën kundër pastrimit të parave

TË GJITHA

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

18:59 : 09/09/2025

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

18:58 : 09/09/2025

Komplikime gjatë lindjes, 31-vjeçarja vdes në QKUK disa ditë pasi humbi foshnjën

18:36 : 09/09/2025

Analiza: Houthi-t, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

18:34 : 09/09/2025

Nga Mark Ruffalo te Javier Bardem, rreth qindra artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

18:27 : 09/09/2025

Ju garantohet nga ligji, por personave me aftësi të kufizuara nuk u jepet asistenca personale

18:19 : 09/09/2025

Shpërthim në një fabrikë në Napoli, një i vde*ur dhe dy zjarrfikës të plagosur

18:11 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com