E infektuar me Covid, humb jetën kuzhinierja e njohur

Kuzhinierja e njohur, Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka, ka ndërrua jetë si pasojë e Covid-19.

Ajo nuk ka mundur t’i shpëtojë betejës me virusin. Lajmi është bërë i ditur nga kolegia e saj për 15 vite në emisionin “Diçka po zihet”,  Xheraldina Vula. Ceka ishte autore e librave “1000 receta” dhe “Receta me gatime tradicionale.”

“Lamtumirë ikona e kuzhinës shqiptare. Të qoftë dheu i lehtë. U prehsh në paqe Ceko,” shkruan Xheraldina në një postim në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)