• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet përshpejtojnë investimet në projektet e infrastrukturës

23:58 : 04/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Projektet e infrastrukturës ujore, energjetike dhe rrugore ishin më të financuarat në muajin e parë të viti 2021.

Të dhënat e detajuara nga Ministria e Financave tregojnë se në janar projekti që mori financimet më të mëdha ishte “Burimet ujore dhe Ujitja” me një shumë prej 366 milionë lekësh ose 3 milionë eurosh. Ky projekt synon përmirësimin e sistemeve ujitëse në disa qarqe të vendit dhe financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Projekti i dytë më i financuar në janar 2021 me rreth 359 milionë lekë ishte ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë -Plloçë, që lidh malësitë e Korçës me kryeqytetin ne rrugë që kalon zonën malore të fshatrave të Juglindjes. Projekti është kontestuar si pa fizibilitet nga ekspertët për arsye se kalon në lartësi mbi 1200 metra në disa vende që bën të vështirë mirëmbajtjen në dimër. Gjithashtu aksi është vetëm 4-5 kilometra me i shkurtër se rruga aktuale nacionale që lidhet me zonën fushore.

Projekti i tretë më i financuar në janar 2021 janë subvencionet ndaj fermerëve me 268 milionë lekë nga “Programi iPARD iI masa e tretë”. Ky projekt synon mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor me qëllim përmirësimin e konkurrencës, pajtueshmërinë me standardet e BE-së dhe ruajtjen e natyrës dhe mjedisit. Gjithashtu ky projekt synon mbështetjen e investimeve në zonat rurale me qëllim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e biznesit, duke çuar në përmirësimin e mundësive të punësimit dhe përfshirjes sociale.

Programi i infrastrukturës bashkiake i ishte projekti i katërt më i financuar me një shumë prej 137,9 miliardë lekësh dhe By Passi i Vlorës, në radhë, me 129 milion lekë financime.

Lexo edhe:

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

Financimet e projekteve të investimeve publike u përshpejtuan këtë janar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga programi rreth 87 miliardë i investimeve publike me 2021, në janar janë alokuar 1,9 miliardë lekë ose 2,2 për qind e fondit total.

Ministria e Financave raportoi se në muajin janar 2021 shpenzimet për investimet kapitale ishin 64 % më të larta se në janarin 2019. Këtë vit presioni mbi shpenzimet buxhetore dhe sidomos zërin e investimeve do të jetë më i lartë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Në të shkuarën zgjedhjet kanë dhënë ndikim negativ në stabilitetin fiskal të vendit pasi, ndikojnë në rënien e performancës së arkëtimeve, teksa nga krahu tjetër shpenzimet rriten për shkak të angazhimit më të lartë të fondeve në projektet e infrastrukturës.

Në vite normale buxhetore shpenzimet publike përqendrohen në muajt e fundit të vitit. Gjatë vitit 2020 shpenzimet kapitale arritën në nivelin e 85 miliardë lekëve, por 25 % e këtij fondi, apo rreth 21 miliardë lekë u shpenzua në muajin dhjetor. Zakonisht në tremujorin e parë investimet vijojnë në nivele të ulëta në raport me programin, ndërsa rritja graduale nis në tremujorin e tretë dhe të katërt ku vijojnë flukset më të mëdha të pagesave, duke ndjekur ecurinë e ciklit të procedurave te prokurimeve dhe punimeve. Por vitin e kaluar, tendenca e përqendrimit shkoi me tej, pasi një e katërta e fondit vjetor u krye tërësisht në muajin dhjetor.

Ministria e Financave, sipas planit të detajuar për zbatimin e buxhetit 2020, planifikoi që nga fondi total i investimeve kapitale prej 86 miliardë lekësh i përcaktuar në aktin normativ korrik 2020, në muajin dhjetor të alokonte 10 miliardë lekë, por ndërkohë janë shpenzuar më shumë se dyfishi ose 21 miliardë lekë. /Monitor/

Etiketa: infrastrukturaprojekteZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

10:27 : 16/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

10:29 : 14/07/2025
AKTUALITET

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike, Rama kontrollon mediat

10:12 : 14/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Masakra elektorale ndodhi ditën e zgjedhjeve në zonat e karteleve! Aty nuk ka pasur komisionerë

21:19 : 07/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

18:49 : 07/07/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

08:34 : 05/07/2025
Para

Aksidenti tragjik në Tiranë,vdesin tre pasagjerët, rëndë drejtuesi i mjetit

TË GJITHA

Struga e Shkëmbit forcon mbrojtjen, ish-futbollisti i Arisit prezantohet te klubi shqiptar

21:16 : 18/07/2025

Granit Xhaka në qendër të merkatos, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë!

21:05 : 18/07/2025

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025

Barcelonës i del edhe një pengesë, shtyhet rikthimi në ‘Camp Nou’

20:48 : 18/07/2025

BE do të transferojë azilkërkuesit e refuzuar jashtë bllokut

20:42 : 18/07/2025

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

20:30 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com