Në një intervistë për Ora News, mjeku Petrit Vargu, teksa komentoi situatën me Covid-19 në vendin tonë, është shprehur se pandemia është keqmenaxhuar, ndërsa shtoi se mungojnë edhe kapacitetet spitalore.
Sipas mjekut, sistemi shëndetësor në vend është jo i gatshëm për të përballuar situatën.
Petrit Vargu: Jemi disa mjekë, që media na interviston herë pas here, sipas versionit tonë të keqmenaxhimit që po i bëhet situatës së Covid-it, ne shquhemi si një vend me kurbë infektimesh gjithmonë të çrregullt. Ne e kemi quajtur që në krye të herës, si dhëmbët e sharrës. Që është ndryshe nga të gjitha kurbat e tjera të vendeve të tjera, edhe të Europës.
Shquhet në kapacitete të ulta spitalore. Çuditërisht, në një vend me infektueshmëri shumë të madhe kemi shtrime në reanimacion me një numër shumë të ulët. Shquhet me një trajtim në shtëpi, edhe me oksigjen të shumë pacientëve, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Dhe si pasojë e kësaj, gjithmonë shtretërit e reanimacionit nuk i kanë kaluar deri tani numrin 45. Gjë që është totalisht jashtë trendit që ka në të gjithë vendet e Europës dhe jo vetëm.
Pikërisht këto kapacitete, sipas nesh, të ulta, bëhen në mënyrë që gjendja të mos paraqitet si alarmante. Sikur ne, në bazë të të dhënave dhe numrave që kemi, nuk mund të kalojmë në mbyllje deri diku hermetike, e cila në të vërtetë do ti jepte një frymëmarrje vendit, do të ulte mjaft sëmundshmërinë dhe do të shpëtonte edhe jetë njerëzish.
Arnold Kariqi: Duhet të kemi përforcim të masave nga Komiteti?
Petrit Vargu: Jo. Këto të gjitha shkojnë paralel. Ne kemi parë që një vit më parë e deri më sot, ne bëjmë reklamë vetëm “vendos maskat”, “të lahen duart”, që tani e kanë harruar se doli që larja e duarve nuk krijon një koncentrat të lartë virusesh që të sëmurë njerëzit. Pra, kjo doli një farsë më tepë
Si pasojë e kësaj, i gjithë potenciali i qeverisë por ndoshta edhe propagandistik është në vënien e maskës, që është një masë mëse e domosdoshme por që kërkon edhe një seri masash të tjera.