Nga Bledian Koka
Deklaratat e zemerimta me te drejte te Dr. Kosoves ishin sot nje shije e hidhur e gershetuar mes asaj qe ne PD kontributet gjithmone marrin nje goditje mu atehere kur ato duhet te vleresohen dhe faktit qe te thena nga nje njeri me kontribute te pakundershtueshme, bejne dem te panevojshem ne nje kohe te veshtire.
Besoj se beteja e PD-se dhe opozites sot nuk eshte vetrregullimi, sepse sesi ka vepruar lidershipi i selise blu ne kete drejtim u mor vesh ne 17 Maj 2017. Kush kishte ndonje gje per te thene te fliste e ta thoshte atehere (une e kam bere fort kete) ose te heshte deri ne nje kohe te dyte.
Dr. Kosova tha me te drejte se ka qene aty sa here PD ka qene ne momente te veshtira, ama sot nuk po flasim per PD-ne, por per Shqiperine. Vizioni i Edi Rames per vendin eshte ne intubim pa respiratore, sepse parate ia jane dhene Vilma Nushit per llogari te Edi Rames, dhe jo per te shtuar kapacitetet perballuese te flames qe vret 20 shqiptare ne dite per 2.8 milione banore, ndersa ne Greqi vdesin 30 greke per 10 milione banore.
Thene kjo, nuk besoj se futja e nje numri te gjelber do te bente me shume se 127-a e Skender Bratajt qe po njesoj nuk pergjigjet. Lehtesia per te treguar nderhyrjet per 100 mije euro nga Tritan Shehu e Genc Ruli nuk duhej te barazohej me koncesionin e sterilizimit qe e paguajme plot 13 milione euro ne vit per sherbim qe ofrohet me koston e frengut dhe pules.
Ne kohet qe jetojme keto miliona nga nje Minister Shendetesie qe nuk ka lejuar korrupsionin (e vertete kjo) nuk duhej ti shpetonin analizes gjinekologjike mbi deshtimin e Edi Rames ne menaxhimin e Pandemise. Lista eshte e gjate, por kujtesa mesa duket qe e shkurter.
Te barazosh sot tradhetine e Edi Rames ndaj shqiptareve me ate te Lulzim Bashes ndaj kontributeve te demokrateve eshte nje mekat i amnistueshem vetem pas 25 prillit, me heret mbetet vetem mekat. 5 pikat “e gjata” te Lulzim Bashes per perballimin e Covid ne fillim te pandemise nuk mund ti zvogelosh me inatin e gjithekuptueshem se ti nuk ishe aty per ta thene.
Kjo nuk e shfajeson Edi Ramen qe Covidin nuk e ka beteje per te shpetuar shendetin e shqiptareve, por makiazh propagande per interesin strikt personal te tij.
Kush i ngaterron opozicionin me shurdherine politike te nje shtetari qe nuk degjon askend, ska kuptuar asgje nga leksionet politike e mjekesore te Sali Berishes!
Ne thelb zhgenjimi i Dr. Kosoves ka baze, por sinqerisht sot nuk qe dita. As neser!
p.s…Ne 25 Prill e mbrapa, cdo dite te vitit Doktor 🙂